Disiplina, spikatin dy vendime “financiare”, Tirana e Bylisi, afat 30-ditor për të shlyer detyrimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Bylisi, afat 30-ditor për të shlyer detyrimet ndaj ish-trajnerit Mema dhe KF Shkodrës. Ka qenë një mbledhje me një program pune tepër të ngjeshur ajo e mbledhjes së të hënës në Komisionin e Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa kanë qenë plot 21 vendime të marra për ndeshjet dhe klubet e të gjitha niveleve të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, por edhe Kampionatet e Moshave. Në fakt, midis morisë së vendimeve të karakterit sportiv, spikatin dy vendime që nuk kanë të bëjnë me fushat e blerta.

Kështu, Komisioni i Disiplinës i ka vendosur ultimatum klubi i Bylisit paralajmërohet që brenda 30 ditëve të shlyejë detyrimin financiar ndaj Vllaznisë për futbollistin Eridon Qardaku. Në fakt, klubi ballshiot është paralajmëruar për dështimin në ekzekutimin e vendimit nr. 19, të datës 30 janar 2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, dhe i jepet afati 30-ditor në bazë të Nenit 62/1/a të Kodit të Disiplinës Sportive. Ndërkaq, organizmi disiplinor pranë FSHF-së i ka vendosur ultimatum edhe klubit të Tiranës për të shlyer financiarisht ish-trajnerin e bardhebluve Ardian Mema.

Në këtë vendim theksohet se 23-herë kampionët e Shqipërisë duhet të paguajnë rrogat e prapambetura të Memës. Kjo vjen pas dështimit në ekzekutimin e vendimeve nr. 22, të datës 07 korrik 2020 dhe nr. 22/1 datë 08 gusht 2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, dhe klubit bardheblu i jepet afati 30-ditor në bazë të në bazë të nenit 62/1/a të Kodit të Disiplinës Sportive. Me pak fjalë, vazhdon saga e borxheve për Tiranën, me detyrime të pashlyera që vetëm grumbullohen.

Midis vendimeve të tjera të Komisionit të Disiplinës, spikati edhe ndëshkimi i zyrtarit të KF Burrelit, Kastriot Rama, i cili, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të Kodit të Disiplinës Sportive, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lexo edhe :  Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

l.m/Fjala.al

Të fundit

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta...

527 – Justinian I bëhet perandor i vetëm i Bizantit

Më 1 gusht të vitit 527, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justinit I, Justinian I u bë sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine....

Fluturimet drejt “qytetit më të rrezikshëm” në botë po rifillojnë pas 13 vitesh

Pas një pauze prej plot 13 vitesh, qyteti i dikurshëm i luftës, Aleppo, do të rinisë sërish fluturimet. Duke nisur nga 1 gushti, “Turkish...

Lajme të tjera

Web TV