Thirrja e OBSH-së: Shmangni grumbullimet për të festuar Krishtlindjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet e infektimit me koronavirus në të gjithë botën po i afrohen 60 milion, ndërsa viktimat pothuajse llogariten 1 milion e 400 mijë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë më të prekurat, me gati 12 milion e gjysmë infeksione dhe 260 mijë vdekje, me një rekord javor të viktimave prej 10 mijë. Më pas SHBA ndiqet nga India dhe Brazili. Ndërsa në kontinentin Evropian, numri më i lartë i rasteve është në Francë, i ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. Sa i përket numrit të vdekjeve, Anglia është në situatë më të rëndë me mbi 55 mijë vdekje.

“Shmangni festimet familjare të Krishtlindjeve”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shmangia e festimeve familjare do të ishte “arma më e sigurt” gjatë Krishtlindjeve. OBSH këmbëngul se nuk ka asnjë mundësi “me zero rrezik” për pushimet tradicionale gjatë pandemisë së koronavirusit.

Madrid, deri në 6 persona mund të festojnë për Krishtlindje

Qeveria Spanjolle ka propozuar kufizimin e festimeve familjare dhe shoqërore në gjashtë persona gjatë Krishtlindjeve dhe një shtetrrethimi nga ora 1 deri në orën 6 të mëngjesit nga 24 deri në 31 Dhjetor.

Laenderi gjerman, Krishtlindje deri në 10 persona. Natën e Vitit të Ri pa fishekzjarrë

Ministrat-presidentë të Laender-it gjerman kanë gjetur një marrëveshje për masat e kontrollit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Nga 23 dhjetor deri më 1 janar do të jetë e mundur të takohen familje ose individë, duke formuar një grup jo më shumë se 10 persona. Këto parashikohen në draftin e dokumentit që do të diskutohet të Mërkurën në një takim me Kancelaren Angela Merkel. Ku kërkohet gjithashtu edhe që njerëzit të respektojnë një karantinë të vetë-imponuar në shtëpi, nëse është e mundur, para sezonit të festave, në mënyrë që të minimizohet rreziku i infektimit. Sa i përket fishekzjarrëve në prag të Vitit të Ri, marrëveshja midis Laender e udhëhequr nga CDU/Csu dhe atyre të drejtuara nga Spd, kjo e fundit në favor të ndalimit të plotë të fishekzjarreve, parashikon ndalimin e shfaqjeve publike të fishekzjarreve, në shesh, për të shmangur rrezikun e tubimeve potencialisht të rrezikshme. Kështu shitja e fishekzjarrëve nuk do të pezullohet në Gjermani.

Lexo edhe :  Tenton t’i ikte policisë me 25 kg kokainë, shqiptari përplaset me shtyllën dhe humb jetën

 

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV