“Një vit pa ju”! Evi Reçi kujton me mall 7 të afërmit që humbi nga tërmeti tragjik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, u mori jetën 51 personave. Mes viktimave ishin edhe disa të afërm të këngëtares së njohur Evi Reçi.

Në atë kohë ajo ndau disa fjalë prekëse në lidhje me këtë ngjarje në emisionin e saj . Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë.

E prekur nga kjo ngjarje, këngëtarja dha mesazhin e rëndësishëm se është bërë më e fortë se kurrë dhe se ka kuptuar sa shumë vlen jeta.

Një vit pas tërmetit, Evi e sjell përsëri në kujtesë dhimbjen që ka kaluar, duke përmendur kujtimet që ka me kushërirat dhe mikeshën e saj të ndjerë.

Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura…

Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante kur se merrnim me vete se ishte i vogli, e ne të “mëdhenjtë”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalë të tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu më rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës vogël, që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë.

Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe më keni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë!”, shkruan Evi Reçi./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  “Filloi të më dhunonte”/ Big Mama rrëfen historinë e dashurisë: Më kishte rënë në kokë

Të fundit

Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin...

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau. Presidenti Begaj...

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi. Mësohet se kjo...

Më shpejt nga sa mendoni! Egli rikthehet me një këngë të re

Egli Tako do të vijë me një këngë të re! Ish-banorja e “BBVA 4”, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se do të...

80-vjetori i Teatrit kombëtar, mes sfidave e premtimeve për statusin e artistit

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri, është kujtuar në Arturbina, duke rivënë në skenë shfaqjen e parë që shënoi themelimin, “Topazin” e...

Lajme të tjera

Web TV