Sot Kuvend, shkurtohen seancat në 3 orë! Në rend dite dhe ngritja e Komisionit për raportin e ‘Dick Marty’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik ka përjashtuar Kuvendin nga rregulli për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave në ambient ta hapur dhe të mbyllur, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID dhe kësisoj sot do të ketë seancë plenare.

Seanca e sotme ishte parashikuar të nisë me një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, por për shkak se kryeministri dhe ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj nuk ndodhen sot në Shqipëri pasi kanë udhëtuar drejt Dubait, interpelanca e thirrur nga deputeti Ralf Gjoni do të zhvillohet me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkaq është futur në rend dite, kërkesa për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për raportin e Dick Marty.

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin për zhvillimin e seancave plenare në datat 3, 10 dhe 17 dhjetor.

Seancat duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social si dhe do të ketë edhe kufizime në kohëzgjatje.” Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama refuzon të flas për Metën/ Nuk grushtohem me njerëz që i kanë duart e lidhura!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, ka refuzuar te komentojë Ilir Meten, teksa u...

“Kemi fituar besimin e tyre”/ Rama: Brenda 2027 jemi pjesë e BE

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, deklaroi se Bashkimi Europian ka ndryshuar qasjen ndaj zgjerimit dhe tashmë Shqipëria ka...

Vlera e vyer e votës së grave në atë maj, në Romën e 1946-s

Alba Malltezi Në Itali dhe jashtë saj, në vitin 2023, bëri bujë dhe pati shumë sukses filmi i Paola Cortellesi-t “C’e’ anche domani” (Ka kohë edhe...

Berisha: Do të ndalen paratë e drogës në ekonomi. Do mbështesim industrinë dhe eksportet

Kreydemokrati Sali Berisha, ka theksuar se paratë e drogës në ekonomi do të ndalen me dorë të hekurt. Berisha i ftuar në ‘Çim Peka...

U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë/ Reagon Gjin Gjoni: Thjesht po mbrojmë votën!

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati...

Lajme të tjera

Web TV