Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 3 shkallë, Kosova mbetet në “vend-numëro”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë, nga vendi i 69-të, në atë të 66-të, Kosova mbetet në “vend-numëro”. FIFA ka publikuar të premten renditjen botërore të përfaqësueseve për muajin nëntor dhe falë sukseseve të arritura në 3 ndeshjet e fundit, Shqipëria ka ngjitur 3 shkallë, çka ishte e pritshme në mbyllje të këtij sezoni të dytë të veprimtarisë së dytë kontinentale të përfaqësueseve, Ligës së Kombeve të Evropës.

Falë triumfit në Ligën C të kësaj veprimtarie, që bëri që Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja janë ngjitur në vendin e 66-të në renditjen e organizmit që qeveris futbollin botëror, me 1,360 pikë të grumbulluara. Në 3 sfidat e nëntorit, Shqipëria korri 3 fitore nga po aq ndeshje, duke mundur 2-1 Kosovën në miqësore, ndërsa në Ligën e Kombeve i fitoi dy sfidat e fundit në shtëpi, 3-1 kundër Kazakistanit dhe 3-2 kundër Bjellorusisë.

Për më tepër, Kombëtarja e mbylli grupin e 4 të Ligës C në vend të parë dhe sezonin e ardhshëm të kësaj veprimtarie, do të luajë një nivel më lart, në Ligën B. Ndërkaq, përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka lëvizur nga vendi i 117-të në renditjen e FIFA-s për nëntorin dhe ka 1,155 pikë. “Dardanët” kanë qenë në vendin e 117-të edhe në muajin tetor, por në muajin nëntor nuk patën suksese të mëdha.

Në këtë muaj, Kosova e humbi 1-2 miqësoren me Shqipërinë, dhe vijoi të mundej në Ligën e Kombeve po me të njëjtin rezultat nga Sllovenia, por arriti sidoqoftë të fitonte me rezultat minimal në duelin e fundit të kësaj veprimtari kundër Moldavisë. Sa i përket renditjes së nëntorit, Belgjika vazhdon të mbajë vendin e parë, me 1780 pikë, ndërsa peshën e të parëve e plotësojnë Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.

Lexo edhe :  Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, policia publikon masat dhe rrugët e bllokuara

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Shqipërinë në BE, vetëm unë dhe PS”/ Rama: Hapim kapituj të tjerë

Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm ai dhe PS mund të bëjnë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë...

Procedimet penale për mashtrimet në kredi dhe në sigurime u rritën vitin e kaluar

Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në...

‘Paga mesatare është rritur dy herë’/ Rama: Janarin që vjen, minimalja do shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama thotë se paga  minimale do të shkojë 500 euro janarin që vjen. Në komunikimin me ndjekësit live  në rrjete sociale, kreu...

PS çel fushatën të shtunën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar

Kryeministri Edi Rama thotë se nesër, 11 prill është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët,...

Leku ‘mund’ euron, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.5 lekë në blerje dhe 99.2 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Lajme të tjera

Web TV