Basha nderon heroin e luftës: Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në një prej familjet e dëshmorëve të luftës së Kosovës.

Basha thotë se Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

Kreu i PD, shprehet se shqiptarët nuk janë penguar nga kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit

“Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.

Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare.

Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.

Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim. Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!”, shkruan Basha.
l.m/Fjala.al

Të fundit

SPAK bën bilancin 236 persona në burg: Krimi i organizuar zë 30.84% të masave të sigurisë

Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg”...

Media e njohur gjermane: Shqipëria e para në Europë me rritjen më të shpejtë të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër sukses të Shqipërisë në sektorin e turizmit. Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur vendin tonë të parin...

Pretendoi se apartamenti i Jorgo Goros ishte i tiji, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula, për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katrorë, që iu sekuestrua si pronë...

Nietzsche, “vdekja e Zotit” dhe morali

Nga Kaon Serjani Ka shumë arsye pse dikush do të nxitej të ndërmarrë një hulumtim mbi idetë filozofike të mendimtarit gjerman Friedrich Nietzsche (1844–1900). Para...

Vota e Diasporës/ Celibashi u përgjigjet tre pyetjeve të rëndësishme për aplikimin

Ky ilustrim edhe me foto është vetëm për votuesit nga jashtë, sidomos për ata që u është refuzuar më parë PER. Nëpërmjet postimit në...

Lajme të tjera

Web TV