Vjosa Osmani: 28 Nëntori, ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja në detyrë e Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Pavarësisë nëpërmjet një telegrami dërguar Presidentit Ilir Meta.

Osmani thekson se kjo ditë është ditë krenarie dhe shprese për çdo shqiptar.

Flamuri kombëtar prek ndjenjën e ekzistimit të kombit në histori. Ai është trashëgimi e përjetësuar në simbol. Qysh nga koha e Skënderbeut, ai i bën krenarë shqiptarët dhe i bashkon rreth një fryme. Prandaj, ata janë fort të lidhur për të, sepse, përveç tjerash, ua simbolizon lirinë. Kështu qe në Krujë, më 1443, në Vlorë më 1912 e në Prishtinë, më 1999.

Prandaj, nuk është aspak rastësi që shqiptarët janë ndër të paktët popuj, i cili, duke treguar respektin e skajshëm ndaj këtij simboli, e ka lartësuar atë edhe në simbolin tjetër, himnin kombëtar. 28 Nëntori shënon ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar. Ajo na mbledh përreth së kaluarës sonë dhe shndërrohet në shtysë të fuqishme për ta jetësuar vizionin tonë.

Prandaj, tash kur vizioni i brezave për liri është kurorëzuar edhe me pavarësinë e Kosovës, lidhjet shpirtërore ndërmjet dy shteteve tona duhet të forcohen. Shqipëria dhe Kosova, njëra fëmijë i fillimshekullit XX e tjetra e fillimshekullit XXI, të dyja rrjedhojë e ngulmimit për vlerat e lirisë dhe e aleancave të fuqishme me qytetërimin perëndimor, po shndërrohen dalëngadalë në faktor stabiliteti e paqeje në rajon. Ato po ecin krahas njëra-tjetrës, si dy shtete sovrane, në procesin e integrimit evropian, duke e njohur dhe ndihmuar njëra-tjetrën”, përfundon Osmani.

Të fundit

Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e...

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, Rama ironizon PD me foton e LaCivita

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i qeverisë ka postuar...

Nuk arriti në finalen e ‘BBVA’, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo...

Dumani “hap letrat” në KLP: Janë shtuar kallëzimet nga qytetarët

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka publikuar arritjet e strukturës që ai drejton në raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kreu...

E RËNDË në Tiranë! Ushtaraku nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, plagoset polici rrugor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit. Një efektiv i policisë rrugore i ka bërë shenjë për...

Lajme të tjera

Web TV