Kufizim oraresh e mbyllje fundjavash, Brataj flet për masat drastike që mund të merren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që shifrat e infektimeve të reja me Covid-19 javët e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme, nuk përjashtohet mundësia e shtimit të masave kufizuese. Në një intervistë për ‘Top Channel’, Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, kërkoi ndihmën e qytetarëve për mosezaurimin e skenarëve që çojnë drejt mbylljes.

Këto numra që shohim sot, pas 3 javëve do të na shtohen pacientë me një përqindje më të lartë. Prandaj përgatitja e skenarëve është shumë e rëndësishme që të mos gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për ndihmën e qytetarëve, patjetër. Çdo skenar do të vihet në dispozicion, por nuk duhet t’i ezaurojmë ato me një shpejtësi shumë të madhe,” –u shpreh Brataj.

Ai gjithashtu rekomandoi bërjen e vaksinës së gripit, pasi mund të ndikojë në uljen e rrezikut të infektimit me koronavirus. Brataj shpjegoi edhe njëherë ndryshimin e gripit me koronavirusin, pasi ndodh shpesh që të ngatërrohen shenjat, duket qenë se jemi në një periudhë virozash.

Sado vaksina e gripit mund të jetë e ndryshme, mund të ndikojë në uljen e rrezikut nga Covid-19. Gripi ka një klinikë më të ndryshme nga Covid-19. Koronavirusi nuk ka shfaqje të shpejtë, siç ishte në fillimin e epidemisë, është më graduale, duke filluar me temperaturë subfebrile, me dhimbje, duke filluar me dhimbje fyti e kështu me radhë. Ndërsa gripi është më i shpejtë, zgjat më pak dhe ka shenjë tipike sekrecionet nga hunda.

Sa i përket marrjes së masave kufizuese dhe a ekziston rreziku i një mbylljeje të dytë, Brataj u shpreh se mund të shkojmë drejt masave drastike si kufizimi i orareve, mbyllja e fundjavave e deri te mbyllja disa-javore.

Duhet pritur efekti i masave që merren për të vendosur marrjen e masave të tjera. Normale që duhet të merren masa të tjera. Ne deri tani kemi thënë që kemi marrë masa të mesme, nga të mesme do të kalojmë në marrjen e masave më kufizuese, më drastike, që kanë të bëjnë me kufizim oraresh ose me mbylljen e fundjavave, ose një mbyllje disajavore, siç po bën gjithë bota, që për momentin nuk e kemi marrë në konsideratë, por që është një nga masat që ul në mënyrë drastike marrjen e infeksionit. E dimë shumë mirë që masa më e mirë është mbyllja, por duke marrë parasysh që me mbylljen ka një sërë problemesh të tjera, duhet të gjejmë një ekuilibër,” –përfundoi Brataj.

Lexo edhe :  Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Aktualisht fasha orare kur ndalohet lëvizja e qytetarëve është 22:00 me 06:00./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Synon t’i japë fund luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

Të martën përfundoi lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Që përpara armëpushimit, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar...

Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident automobilistik është regjistruar  në Tiranë. Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe...

Kryengritja e Poznanit: Punëtorët polakë sfidojnë regjimin komunist

28 qershor 1956 Më 28 qershor 1956, në qytetin industrial të Poznanit, mijëra punëtorë të fabrikës së makinerive H. Cegielski (HCP) dolën në rrugë për...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki:...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

Lajme të tjera

Web TV