Renato Mekolli është pranë martesës. Mëngjesin e djeshëm, shefi i njohur i kuzhinës Renato ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit.
Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni.
Shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës, me unazën në dorë.
Për herë të parë ai ka zbuluar dhe portretin e saj, ndonëse vetëm në profil, ndërkohë që e reja qesh nga emocionet.
Megjithatë nuk dihet asnjë detaj lidhur me vajzën që i ka marrë zemrën Mekollit, pasi ky i fundit nuk i ka bërë as “tag” në foton që ka hedhur me të./Bl.Ba/Fjala.al