Veliaj takon tenorin kosovar Ramë Lahaj. Ja çfarë i dhuron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim tenorin e mirënjohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i cili me rikompozimin e këngës “Për ty atdhe”, ka sjellë një dhuratë të çmuar për mbarë kombin shqiptar në këtë përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Të jemi shumë mirënjohës! Është një dhuratë fantastike, shpirtërore, që frymëzon po aq. Të falenderoj dhe jam i sigurt që flas edhe në emër të kryetarëve të Prishtinës dhe Prizrenit sepse besoj që, në kohë të tilla, kemi nevojë për inkurajim, forcë dhe optimizëm. Na bën shumë krenar”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai i dhuroi tenorit diskun e Tiranës 100 vite kryeqytet, një bashkëpunim me BBC, ku janë përfshirë këngët më të vjetra dhe më të dashura në një shekull. “Në bashkëpunim me BBC kemi mbledhur në një disk disa nga këngët më të vjetra të Tiranës. Meqë na dhurove një rikrijim muzikor për Pavarësinë, edhe ne po të dhurojmë një përmbledhje muzikore për Tiranën 100 vjet Kryeqytet i shqiptarëve”, shtoi Veliaj.

Tenori Lahaj falenderoi kryetarin e Bashkisë për mbështetjen dhe u shpreh se realizimin e kësaj vepre e ndjente si detyrim ndaj Tiranës, ku është formuar profesionalisht.

E kisha shumë të rëndësishme të sillja një mesazh sadopak pozitiv. Shqipëria, Kosova, por gjithë trojet shqiptare, kanë një kulturë, një traditë vërtetë shumë të veçantë. Përveç kësaj, është edhe pjesa e turizmit, që është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në Tiranë, e shumëçka tjetër që kanë ndodhur vitet e fundit. Tiranës dhe Shqipërisë ia kam pasur për borxh sepse talenti im ka dalë në pah nga Shqipëria, Tirana, ose më mirë, nga Akademia e Arteve, aty ku unë kam ardhur dhe kërkuar ndihmën e parë. Kjo është më e pakta që mund të bëj”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Në festën e flamurit, Lahaj ka vendosur të risjellë në një version ndryshe këngën e famshme shqiptare, “Për ty atdhe”. Ramë Lahaj e risolli këtë këngë bashkë me një klip, që pasqyron vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare. Tenori nga Istogu përmes një postimi në rrjete sociale, theksoi se kjo këngë ishte dhuratë për ta në këtë ditë feste kombëtare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i beson shumë Vladimir Putinit. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV