U shkatërrua nga ISIS, UNESCO mbledh 50 mln dollar për rindërtimin e xhamisë në Irak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhamia e Madhe e al-Nuri në Mosul ka filluar të rindërtohet pas shkatërrimit që i bënë me bomba më 21 qershor të 2017 xhihadistët në Irak.

Projekti është i UNESCO-s ndërsa mbështetet financiarisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me një vlerë mbi 50 milionë dollar.

Kjo xhami në Mosul është në pjesën e vjetër të qytetit, ndërsa është ndërtuar nga një sundimtar turk i Mosulit dhe Alepos në vitet 1172-1173.

Ajo është jo vetëm një vend adhurimi, por edhe një përfaqësuese e larmisë së pasur të qytetit: e feve të ndryshme, artit, arsimit dhe kulturës.

Xhamia qëndronte e vendosur strategjikisht në zemër të qytetit, e rrethuar nga një rrjet rrugicash të ngatërruara dhe rrugëve mesjetare që bashkoheshin drejt portave të qytetit.

Në korrik 2014, kjo xhami ishte vendi ku lideri i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi kërkoi besnikëri në daljen e tij të parë dhe të vetme në publik.

Projekti i nisur fillimisht nga kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, synon të rivendosë strukturën urbane, sociale dhe kulturore të xhamisë në Qytetin e Vjetër./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV