Nga data 20 dhjetor deri më 10 janar qeveria italiane vendos të mbyllë hotelet dhe vendpushimet në të gjithë vendin.
Autoritetet italiane janë dukë shqyrtuar situatën e koronavirusit për të ndërmarrë masat e duhura për parandalimin e shtimit të rasteve me COVID-19.
Një ndër masat e marra është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga qyteti në qytet, me përjashtim të moshuarve të cilët nëse kanë dëshirë të kalojnë pushimet me familjen e tyre, do t’i nënshtrohen një procedure e cila ende nuk është bërë e ditur.
Qytetarët të cilët kthehen nga jashtë shtetit ditët e ardhshme janë të detyruar t’i nënshtrohen testit të shpejtë , ndërkohë studentët, punëtorët, turistët do të duhet t’i nënshtrohen tamponit që të kenë të drejtën të lëvizin.
Sot ministrat Roberto Speranza dhe Francesco Boccia do të diskutojnë rreth masave të reja me guvernatorët, të cilët janë thirrur të finalizojnë dekretin që është në fuqi deri më katër dhjetor.
Italia aktualisht numëron1.6 milion të infektuar dhe 55,576 viktima si pasojë e Covid-19, ndaj masat ekstreme kufizuese janë domosdoshmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës./Fjala.al/La.Mi