Pacientët reagojnë ndaj deklaratës së ministres, personat me HIV/AIDS asnjë mbështetje gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është Dita Botërore kundër HIV-AIDS dhe Shqipëria shënon 1387 raste të raportuara me infeksionin HIV. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se Shqipëria vijon të ketë prevalencë të ulët, falë përpjekjeve të pareshtura për të mbajtur nën kontroll infeksionin HIV.

Edhe në këtë vit të vështirë, kemi garantuar terapinë e plotë të mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS, nën kujdesin shembullor të ekipeve tona mjekësore, që nuk e kanë ndalur trajtimin për asnjë moment, pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë”, tha ajo

Ministrja, po ashtu theksoi vendosmërinë për të garantuar shërbimin shëndetësor për këdo që ka nevojë, me gjithë situatën e vështirë të epidemisë që po përballon sistemi ynë shëndetësor.

Në Shqipëri raportohen 1387 raste me infeksionin HIV, ndërkohë që gjatë vitit 2020 deri në këtë periudhë janë raportuar 81 raste. 667 të prekur po trajtohen me terapinë me antiretrovirale falas, kurse 65 pacientë kanë filluar terapinë me ARV këtë vit.

Ndërkohë që për këtë deklaratë të Ministres ka reaguar një nga personat me HIV/AIDS, duke shprehur indinjatë, për mënyrën e organizimit të sistemit gjatë periudhës së pandemisë.

REAGIMI I PLOTË

Përgjatë gjithë vitit të mbrapshtë pandemik që po jetojmë nuk ka raste ku medikamentet ARV u dërgohen personave në shtëpitë e tyre në rrethe. 

Jo vetëm kaq, por gjatë mbylljes së parë në fillim vit, personat me patologji të ndryshme që merrnin mjekimin në Tiranë, ndër ta edhe ne me HIV/AIDS, jemi përballur me vështirësi të shumta te kushtëzuar nga mungesa e informacionit dhe nga limitimet e caktuara te vendosura nga organet përsa i përket lëvizjes. 

Me sa duket, edhe kësaj here ministria përgjegjëse duket më tepër e interesuar në fasadën e saj se sa në zgjidhjen reale të problemeve. 

Meqenëse Ministria e Shëndetësisë gënjen haptazi se i ka nisur medikamentet në shtëpitë e personave me HIV/AIDS, gjatë pandemisë  le të na japë disa detaje dhe të  provojë të kundërtën:

  1. Sa dorëzime janë kryer?
  2. Shpërndarjen gjeografike të personave.
  3. Cili korrier postar u përdor?
  4. A ka fatura apo dokument dërgimi e marrëse postare që e konfirmojnë?
  5. Kush ishte kostoja e kësaj procedure?
  6. Meqenëse u testua dhe paskësh patur sukses, përse të mos jetë një veprim rutine? 

Meqenëse Ministria sot publikoi shifrat, a mund të na thotë se sa është numri i vdekjeve? 

Grup moshat e të prekurve, stadet e tyre, grup-moshat e atyre që kanë humbur jetën dhe kush është numri total i testimeve në shkallë vendi? 

Kush janë skemat e reja të medikamenteve, plani i edukimit të pacientëve, plani edukues dhe informues i popullatës dhe a ka Ministria një buxhet i cili shkon përgjatë vitit në programe edukuese, sensibilizuese në mënyrë që për HIV/AIDS te mos flitet vetëm në 1 Dhjetor të çdo viti?

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV