BE e pavendosur/ Shtyhen për në mars 2021 negociatat për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), përcakton marsin e vitit të ardhshëm si kohë kur do të diskutohet për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kushtet që i janë vendosur vendit tonë për të plotësuar dhe Evropa që ende nuk ka unifikim për çështjen e zgjerimit.

Edhe pse qeveria pretendonte se Bashkimi Europian do ti jepte “Ok” hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë për në muajin mars të vitit 2021 nisjen e bisedimeve me këto dy vende. Mediat e huaja raportojnë se ambasadorët e BE-së nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve për negociatat me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ra dakord në konkluzionet e tyre se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga marsi 2020. “Ndryshe nga projekt-konkluzionet e mëparshme, propozimet e fundit të Presidencës Gjermane nuk përmendim më dhjetorin si muajin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo konferencë do të mbahet kur Shqipëria të plotësojë dy kushtet e mbetura: ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin e ligjit anti-shpifje”, thuhet në vendimin e ambasadorëve. Ndërkohë, lidhur me Maqedoninë e Veriut, u deklarua se data për konferencën e parë do të caktohet sapo vendi të zgjidhë çështjet e tij me Bullgarinë. Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Ajo pretendon se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes dhe se nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Të dy deklaratat kërkohet të përfshihen në dokumentin përfundimtar që lejon fillimin e bisedimeve. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga kërkesat.

Cfarë ndodhi më parë

Para disa muajve samiti i Berlinit konfirmoi frikën e shumë ekspertëve në Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se BE-ja nuk është ende gati për të folur për zgjerimin. Ndërkohë që kancelarja Angela Merkel kishte mbledhur liderët e Ballkanit, qarqet diplomatike nga Berlini konfirmuan se vendimi për hapjen e negociatat pritet të shtyhet. Nga ana tjetër, Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Fushata për zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 23-26 maj ofroi një mundësi për diskutimin e problemeve kryesore brenda unionit.

Lexo edhe :  11 vjeçarja dhe babai i saj bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm duke pastruar bregun e detit

Megjithatë, çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është mbajtur larg rendit të ditës. Siç tha edhe presidenti Macron, Brukseli është fokusuar tanimë në tema të tjera ndërkohë që partitë kryesore dhe ato euroskeptike nuk janë entuziaste për zgjerimin dhe anëtarësimin e Tiranës dhe Shkupit. Ky qendrim duket se ka bërë që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të shprehet i gatshëm të dorëhiqet nga detyra nëse vendit të tij nuk i hapen negociatat me BE-në në qershor. Në një analizë të gjatë, Shkolla e Londrës për Ekonominë dhe Politikën (LSE) shkruan se procesi i zgjerimit ka të ngjarë të ngadalësohet. Sipas institutit të njohur kjo është edhe arsyeja përse publikimi i raporteve vjetore të Komisionit Europian mbi progresin e vendeve kandidate është vonuar që nga data e zakonshme në prill deri në fund të majit.

Edhe pse është Komisioni Europian ai që zhvillon negociatat e pranimit dhe monitoron përmbushjen e kritereve të vendeve kandidatëve, Parlamenti Evropian gjithashtu luan një rol kyç, pasi në fund ai do duhet t’i japë dritën jeshile vendeve të rajonit. “Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të marrë kohë, në varësi të përbërjes dhe udhëheqësve të ardhshëm të Komisionit Europian, nga i cili do të zgjidhet edhe Komisioneri i ardhshëm për Zgjerimin dhe Politikën Europiane të Fqinjësisë. Në përgjithësi, nuk ka gjasa që institucionet e reja të BE-së të ndryshojnë rrënjësisht qasjen e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor. BE-ja do të mbajë një nivel të caktuar angazhimi, por procesi ka të ngjarë të ngadalësohet”, thotë LSE.

Të fundit

Michelle Obama sqaron thashethemet për divorcin me Barack Obamën

Michele Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack. Ish-Zonja e Parë e Shtëpisë...

Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha-opozitës: S’ka arsye për t’u shqetësuar!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti për Ish Uzinën e Autotraktorëve...

Pas kallëzimit të Këlliçit, Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut është bërë...

Doktor hajduti

Ylli Pata Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai xhandari ndërkombëtar, ajo luftënxitësja, ajo...

Justin Bieber humb gjyshin: Mezi pres të të shoh në parajsë

Gjyshi i Justin Bieber, Bruce Dale, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Këngëtari ka dashur t’i japë lamtumirën e fundit me një postim...

Lajme të tjera

Web TV