Vaksina e Covid-19 nga Pfizer / BioNTech është aprovuar nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për përdorim në Britaninë e Madhe dhe pritet që të nisë vaksinimi masiv brenda disa ditësh.
Zyrtarët thanë se vaksina do të vihet në dispozicion nga java tjetër. Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social bëri njoftimin menjëherë pas orës 7 të mëngjesit ndërsa Anglia la bllokimin e dytë kombëtar.
“Qeveria ka pranuar sot rekomandimin nga Agjencia e Rregullatorit të Pavarur të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për të aprovuar vaksinën Pfizer / BioNTech Covid-19 për përdorim.
Kjo pas disa muaj provash rigoroze klinike dhe një analize të plotë të të dhënave nga ekspertë në MHRA të cilët kanë arritur në përfundimin se vaksina ka përmbushur standardet e saj të rrepta të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit.
Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) së shpejti gjithashtu do të publikojë këshillat e tij të fundit për grupet prioritare për të marrë vaksinën, duke përfshirë banorët e shtëpive të kujdesit, personelin shëndetësor, të moshuarit etj.”, është shprehur ai.
Burimi: Daily Mail
Pa.Va/Fjala.al