Kolaudimi i mjeteve në shtet/ Braçe: Koncesioni Berisha-Meta mbaroi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se tani kolaudimi i mjeteve do t’i kalojë shtetit dhe do ti ofrohet qytetarëve një shërbim më cilësor, me standarde dhe më i lirë.

Sipas tij, koncesioni Berisha/Meta mbaroi.

“Kolaudimi” tek shteti! Shërbim publik cilësor, në standard dhe më i lirë! Koncesioni Berisha/Meta mbaroi! Edi Rama njoftoi sot në mëngjes konkluzionin e punës së kryer prej muajsh në ministrinë e Infrastrukturës, DPSHTRR, për këtë shërbim masiv për njerëzit!

Ndërkohë procesi ka nisur; SGS po bën dorëzimet e koncesionit. Është një inventar që dëshmon jo vetëm dështimin katastrofik të koncesionit Berisha/Meta, por po të hetohet do dëshmojë një krim të shumëfishtë mbi qytetarët, jetën e pronën e tyre, mjedisin gjithashtu!

Prej ditës kur e sollën në Kuvend përmes qeverisë së përbashkët BERISHA/META, krijova bindjen se jo vetëm që shërbimi nuk do të përmirësohej, bëhej më cilësor por thjesht do të transferohej korrupsioni banal nga një dorë në tjetrën. U provua i tillë!

Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur unë e kolegu Shalsi provuam në mandatin e parë ta thyenim monopolin e këtij koncesioni me amendim në Kuvend, skena aty mes ministrit të linjës dhe kryetarit të Kuvendit ishte banale, madje desh rrezoi Qeverinë.

Sot, nuk jam i kënaqur që gjithë çfarë thamë në opozitë është provuar! Jo, dua hetim të qartë pas dorëzimit të koncesionit për gjithë çka ndodhur me koncesionarin dhe kontratën, zbatimin e saj.

SGS, kOLAUDIMET

Sot, jam i kënaqur që ne po mbajmë fjalën, kthejmë si shërbim publik një shërbim masiv për qytetarët përmes një prej agjencive publike më të mira.

Nuk e fsheh; unë besoj tek shërbimi publik! Dua pafund që edhe një herë të tregojmë se një shërbim publik është ligjor, korrekt, cilësor, i barabartë, i ndershëm dhe më i lirë për shqiptarët.

Lexo edhe :  PD kërkon rinumërim të votave, Manjani: Proces zhvarrimi, i vdekuri nuk ngjallet më

E di që tani do turren nga një i majtë i rigjetur si Bushati etj, e do revoltohen: Pse se bën më parë? E di që tani do turren dhe të interesuarit privatë që nuk bëjnë asgjë më shumë se sa transferojnë korrupsionin, do sulmojnë vendimin, agjencinë, individët.

Por betejë është kjo; nuk duhet të dorëzohemi! Interesat politike e private të tilla janë! Shqiptarët duhet të shohin ndryshim, e kërkojnë nga ne! Siç kërkojnë shërbim publik tani, përsëri nga ne e jo nga shtëpia e hajdutëve PD-LSI!”, shkruan Braçe./Bl,.Ba/Fjala.al

Të fundit

Arbër Hajdari, kandidat i PS për Bashkinë Tiranë?

Në një postim të fundit në Facebook, opinionisti Olti Curri ka hedhur një deklaratë që ka ngjallur diskutime të...

Skuadra fituese për Shqipërinë 2030/ Rama ‘prezanton’ deputetët e rinj në Gjirokastër

Pas Dibrës, kryeministri Edi Rama është “ndalur” në qarkun e Gjirokastrës. Teksa ka ndarë një video nga bukuritë e këtij qarku, kreu i qeverisë risjell në...

“PD ka mbyllur ciklin natyral”/ Çupi: Berisha po kërkon të mbijetojë politikisht

Analisti i njohur Frrok Çupi, tha se qytetarët shqiptarë duhet të ndahen njëherë e mirë nga Sali Berisha dhe hijet e tij politike, të...

Enada Hoxha pas divorcit: Nuk do doja që asnjë grua të kalonte atë që kalova unë

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Enada Hoxha tha se ishte fati që e deshi që divorci me Gerd Vason të vinte pas aq...

Marrëveshjet për migrantët/ Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë...

Lajme të tjera

Web TV