Partizani, me momentin pro drejt derbit, “ish”-ët e shohin favorit ndaj Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy fitore të thella, 7 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar dhe natyrshëm, Partizan vjen në derbin e së premtes më mirë psikologjikisht sesa rivalja kryeqytetase, Tirana. Skuadra e trajnerit Ilir Daja kryeson kampionatin me një lojë bindëse dhe pas humbjes me Kastriotin ka shfaqur vetëm progres. Të kuqtë kanë lojtarë që bëjnë diferencën në çdo repart, luftojnë mirë në grup dhe sakrifikojnë të gjithë në fushë, ndonëse nuk duhet përjashtuar as efekti “Daja”, pasi lojtarët e ndjekin trajnerin në idetë që ka, i besojnë dhe dora e tij duket në çdo detaj.
Fizikisht, të kuqtë kryeqytetas janë mirë, teksa, përtej Braunit, të infektuar me “Covid-19”, dhe faktit që kanë një grup disi të limituar, sërish kanë treguar një gjendje atletike të admirueshme. Madje është rikthyer Asani, lojtari që nuk e kishin kur humbnin duelet me bardheblutë vitin e kaluar. Për më tepër, teksa Partizani tanimë shënojnë të gjithë dhe të kuqtë janë sulmi më i mirë i Superiores, me 10 gola të shënuar, dhe mbrojtja e dytë më e mirë, me vetëm dy gola të pësuar.
Padyshim, Partizani ka marrë zemër nga problemet që ka hasur Tirana këtë sezon dhe nuk i shikojnë rivalët e përjetshëm aq të fortë sa 1 vit më parë. Të kuqve u djeg ende dominimi i bardhebluve sezonin që shkoi dhe disfata 5-1 vazhdon t’ua prishë humorin. Pak ndjenjë hakmarrjeje është motivuese. Për ish-mbrojtësin e Partizanit, Labinot Ibrahimi, parashikohet një fitore të “demave” në derbi, teksa futbollisti i thuri elozhe trajnerit Daja.
“Kam kaluar një periudhë jashtëzakonisht shumë të mirë me Partizanin dhe me të vërtetë kam kaluar shumë mirë, – ka rrëfyer ai për mediat sportive. – Jam ndier si në shtëpinë time në një mjedis të mrekullueshëm, me sfida të ndryshme me plot të mira dhe të këqijat e veta. U ndërruan shumë trajnerë, shumë lojtarë, por unë isha aty për 6 sezone si “dem i kuq”. Me ardhjen e trajnerit Daja, ekipi sikur ka fituar besim dhe po luan mirë.”
“Duke njohur Dajën dhe punën që ka bërë nëpër ekipe të ndryshme, besoj se do të arrijë shumë, pse jo, edhe fitimin e titullit”, – ka vijuar shtatlarti. Të premten vjen derbi kundër Tiranës dhe Ibraimi mendon se Partizani do të triumfojë në këtë takim dhe të vazhdojë ecurinë pozitive. “Do të jetë një derbi i bukur në fushë, por mungesa e tifozëve do të ndihet, – pohon ish-futbollisti i të kuqve. – Nuk ka atmosferën e duhur një ndeshje derbi pa tifozë.”
“Normalisht, Partizani ka një ecuri shumë të mirë deri më tani, ka bërë gjëra të mira dhe ka arritur rezultate, – ka vijuar Ibraimi. – Me qetësinë e duhur, kam besim se Partizani do të triumfojë në derbi.” Ai ishte pjesë e skuadrës kampione në sezonin 2018-2019 dhe mendon se Partizani e ka stofin ta fitojë titullin “kampion” këtë sezon. “Ai vit ishte i mrekullueshëm dhe që nuk do të harrohet për mua dhe për shumë tifozë të Partizanit”, – kujton Ibraimi. – Fitimi i titullit “kampion” pas 26 vitesh ishte një arritje e madhe.”
“Kishim një trajner shumë të mirë, me karakter, siç ishte profesor Gega, – ka rrëfyer Ibraimi. – Pastaj kishim grupin shumë të mirë, harmonia brenda ekipit ishte e jashtëzakonshme. Luftonim për njëri-tjetrin, e ndihmonim njëri-tjetrin, vraponim pa pushim. Normale që nuk duhen harruar edhe “Guerrils”, që ishin aty në çdo sfidë ku luanim ne, si brenda në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Për ne, ata ishin lojtari i 12- të dhe zemra e ekipit fitues.”
“Sa i përket këtij Partizani, unë mendoj që është herët për të thënë nëse mund ta fitojë titullin, pasi tani sapo ka filluar kampionati dhe duke parë edhe ekipet tjera, janë aty-aty. Mendoj që nuk është i paarritshëm titulli kampion”, – ka përfunduar ai. Ndërkaq janë vetëm pesë futbollistët që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në derbi nga grupi aktual që ka Partizani. “Demat e kuq” kanë qenë të suksesshëm përballë rivalëve të Tiranës ndeshjet e fundit, por golashënuesit kanë qenë me pikatore.
Kjo dhe për faktin se disa prej tyre janë larguar nga skuadra merkatot e fundit. Aktualisht, vetëm 5 futbollistë të Partizanit e kanë shijuar golin kundër Tiranës. Solomon ka shënuar një gol në tri takime kundër bardhebluve. Në kuotën e një goli, janë dhe Bardhi (7 ndeshje) dhe Mala (5 ndeshje). Dy gola ka shënuar Çinari në 5 takime, por nuk do të jetë i gatshëm në sfidën derbi për shkak dënimi. Golashënuesi më i mirë i Partizanit në derbi është Kordeiro Melo, i cili në katër ndeshje derbi ka arritur të tundë rrjetën plot 3 herë.

Të fundit

“Dumani është SHBA në Shqipëri”/ Qeveria e Berishës e trajtoi si të pastrehë, i dha kredi

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur kreu i SPAK, Altin Dumani është një nga njerëzit më...

SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën

Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do të kufizojë më tej eksportet e mikroprocesorëve që përdoren për inteligjencën artificiale, me synimin për ta mbajtur...

Shpërndanin drogë në Zvicër, arrestohet shqiptari dhe dy zviceranë

Tre tregtarë të dyshuar droge u arrestuan si pjesë e një hetimi të kryer nga policia kantonale në bashkëpunim me shërbimet antidrogë të policisë...

20 ushqimet për një lëkurë perfekte

Agrumet Të pasur me ushqyes që favorizojnë rigjenerimin e qelizave dhe e bëjnë lëkurën më të shkëlqyeshme. Avokado Kaliumi dhe antioksidantët kontribuojnë në rininë e lëkurës. Sodë buke Shpërndarja...

Ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Pak ditë më parë u publikua një rrëfim i Gjestit për jetën dhe karrierën derisa ishte në Big Brother VIP Kosova 3. E me këtë...

Lajme të tjera

Web TV