Masat antiCovid/ Komiteti i Ekspertëve: Vijon pa afat kufizimi i lëvizjes gjatë natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi pa një afat! Ky ka qenë komunikimi i bërë publik mesditën e sotme nga komuniteti i Ekspetrtëve lidhur me masat anticovid në vendin tonë.

Përshëndetje të gjithëve, vendi po përballet me një valë të lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në ulje të rasteve pozitive përsa u përket infektimeve me Covidp19. Qarku që mban peshën më të madhe është Tirana, Gjirokastra dhe Lezha.

Duhet të theksojmë dhe një element të rëndësishëm se java e fundit ka treguar një ndikim tek ulja e shifrave. Kemi marrë vendimin të vijojnë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive, mbledhjeve të partive. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00”, u shpreh Tomini.

Nga ana e saj zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në një dalje për media konfirmoi se për një afat të pacaktuar do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat aktuale të kufizimeve anti-Covid.

Rakacolli megjithatë theksoi se situata është dinamike dhe nëse do të rëndohet, mund të vlerësohen masa të reja.

Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e zhvilluar pak më parë mori vendimin për t’i vijuar këto masa. Do të vijojnë të jenë të ndaluara mbledhjet me më shumë se 10 persona, do të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të kufizohen baret dhe restorantet.

Administrata do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Universitetet do të vazhdojnë online, shkollat do të vazhdojnë mësimin e kombinuar. Të gjitha këto masa do të jenë pa afat. Duhet theksuar që kjo situatë është dinamike, nëse do të rëndohet, mundet të vlerësohet”, tha Rakacolli.

Lexo edhe :  “Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

E pyetur për mbyllje në fundjavë, Rakacolli tha se kjo gjë nuk është diskutuar aspak deri në një moment të tillë në mesin e ekspertëve. “Rikthimin e izolimit në fundjavë nuk e kemi diskutuar si diçka që mund të ndodhë. Presim si do të shkojë situata për të marrë vendime të tjera,” tha ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Lajme të tjera

Web TV