Komiteti i Ekspertëve: Masat anti-Covid do të vazhdojnë pa afat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të numrit të lartë të të prekurve nga Covid-19, Komiteti i Ekspertëve vendosi që masat shtrënguese të moslejimit të lëvizjeve nga ora 22.00-06.00 do të vazhdojnë pa afat. Gjithashtu mësimi në arsimin parauniversitar do të vijojë i alternuar, në auditorë dhe online. Rakacolli: Në dhjetor vinë testet e shpejta për Covid 19

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama dha afat deri në 2 dhjetor, dhe pas kësaj date do të rishikoheshin masat e marra nga qeveria. Ndërsa dje pritej të merrshin masa të reja, nuk ndryshoi asgjë. Mbeti gjithcka në fuqi. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lërë në fuqi masat kufizuese kundër koronavirusit që ishin deri më 2 dhjetor. Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi se do të vijojnë ora policore 22:00 me 06:00, ndalimi i grumbullimeve, tubimeve e mitingjeve politike, ceremonive festive dhe atyre mortore.

“Komiteti i Ekspertëve mori vendimin unanim për t’i vijuar këto masa. Ndalohen tubimet, konferencat, ceremonitë e festave dhe ato mortore. Do vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00. Do të kufizohet në këto orare edhe puna në Fast-Food. Universitetet do të vazhdojnë online, administrata do të punojë online, ndërsa shkollat me mësim të alternuar. Këto masa do të vijojnë për një periudhë pa afat”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Lidhur me situatën e deritanishme në vend, krijuar nga pandemia, Rakacolli u shpreh se për momentin do të mbetet në fuqi masat shtrënguese, por nuk përjashtoi ashpërsimin e tyre, nëse situata do të përkeqësohet. “Në vendimin e sotëm (dje) mbeten në fuqi masat që thamë, nëse do ketë rëndim të situatës do marrim masa të tjera. Për situatën ku jemi kjo masë nuk është e justifikuar,” vijoi Rakacolli, ndërsa apeloi qytetarët në zbarimin e masave me qëllim ndalimin e pandemisë. Sipas numrit dy të shëndetësisë, këto masa do të vijojnë për një periudhë pa afat.

Testet e shpjeta
Testet e shpejta do të shpëtojnë njerëzit nga ankthi i pritjes. Dje zëvendësministrja e Shëndetësisë tha se brenda dhjetorit në Shqipëri do të vinë testet e shpejta. “Testet e shpejta do jenë brenda dhjetorit në Shqipëri. Është bërë e gjithë strategjia si do të përdoren”, u shpreh Rakacolli.

Tomini: Po bien rastet e të infektuarve me Covid
Në mbledhjen e komitetit të ekspertëve u bë prezantimi i situatës epidemiologjike. Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha se rastet me Covid janë sërish në rënie, ndonëse javën e fundit është vërejtur një ulje e lehtë. “Rastet janë të larta, 347 raste për 100 mijë banorë. Vetëm javën e fundit kemi një tendencë ulje, 1.2 herë më pak se një javë më parë, pra java 47 me 48. Qarku me peshën më të madhe është Tirana, pasuar nga Gjirokasta dhe Lezha. Niveli i riskut sa i përket transmetimit është i lartë. Java e fundit ka treguar ndikim të masave ndërhyrëse dhe po mendohet të përvijohet”, u shpreh Tomini.

Fshehja e vdekjeve, Kalo: Po hidhni tym mbi punën tonë
Mjeku i njohur Tritan Kalo, pjesë e Komitetit të Ekspertëve sqaroi publikisht se pse është e pamundur fshehja e numrit të viktimave nga Covid 19 në spital. “Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi i saktëson zyra e Gjendjes Civile. Kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet pse vdes. Në këto raste nuk mund të krijohet asnjë artific. Asnjë lloj falsifikimi dhe ndryshimi, problem është shkaku parësor dhe shkaku dytësor. Kur ka vdekje janë ndërlikimet që vijnë dhe shkaktojnë vdekjen përfshi këtu edhe Covid. Nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e shkakut të vdekjes. Këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë”, tha ai.

Covidi i merr jetën Drejtorit të Pallatit të Kulturës Librazhd
Ndahet nga jeta, si pasojë e Covid-19, Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu. Alliu, 46 vjeç, prej disa ditësh mjekohej në Spital dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu. Ky i fundit humbi betejën me koronavirusin, pasi qëndronte i shtruar në spitalin Infektiv. Në postimin e tij, Balla, pohon se Alliu ishte për të një mik i mirë, ndërsa theksoi se nuk gjen dot fjalët. Mes të tjerash ai thekson se Librazhdi humbi një artist që sillte vetëm gëzim.

Lexo edhe :  Ç’mund të presim nga IA në vitin 2025?

Kurba nuk ulet/ 17 humbje jete dhe 705 raste të reja me COVID-19

Durrësi dhe Tirana qytet me rekordet më të larta të të infektuarve

Edhe pse u vendosën masa nga qeveria për të parandaluar infetimin në masë të gjerë, kurba e shifrave të rasteve me koronavirus si dhe e viktimave vijon të jetë e lartë në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 705 raste të reja dhe 17 humbje jete nga COVID-19. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju ka bërë apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. “Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2.186 testime, prej të cilave 356 te orët e fundit janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec. Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 705
Të shëruar ne 24 orë 528
Të shtruar në spitale 484
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 2.186
Testime totale 194.806
Raste pozitive 39.719
Raste të shëruara 19.912
Raste Aktive 18.968
Humbje jete 839

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10051
Durrës 1343
Elbasan 822
Fier 1457
Korçë 1011
Vlorë 926
Shkodër 843
Lezhë 719
Berat 621
Kukës 400
Dibër 216
Gjirokastër 559

Anglia, vendi i parë në botë që miraton vaksinën anti-Covid
Britania e Madhe këtë të mërkurë ka miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim. Sipas mediave vendase, vaksina do të dalë për përdorim në treg nga java e ardhshme. “Qeveria ka pranuar rekomandimin nga Agjencia e Rregullatorit të Pavarur të Barnave dhe Shëndetit (MHRA) për të miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim COVID-19. “Vaksina do të vihet në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme”, tha qeveria. Britania e Madhe është bërë vendi i parë perëndimor që licencon një vaksinë kundër Covid, duke hapur rrugën për imunizim masiv me vaksinën Pfizer/ BioNTech për të filluar në ato grup mosha më të rrezikuarit. Vaksina është autorizuar për përdorim urgjent nga Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), përpara vendimeve nga SH.B.A. dhe Evropa. MHRA iu dha fuqia për të aprovuar vaksinën nga qeveria nën rregullore të veçanta para 1 Janarit, kur ajo do të bëhet plotësisht përgjegjëse për autorizimin e ilaçeve në MB pas Brexit.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV