Ndarja nga jeta e Bellos/ Basha: Politikan me principe, Ruçi: Humbëm patriotin e madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarjen nga jeta të ish-deputetit dhe ish-ministrit Marko Bello, i cili humbi betejën me COVID, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi e ka konsideruar si humbjen e një patrioti të madh.

Ruçi në mesazhin e tij për këtë humbje të madhe thotë se Bello ishte një zë i fuqishëm in qytetarvë.

“Humbëm Markon, deputetin e denjë, patriotin e madh. Iku Marko, zë i fuqishëm qytetar dhe i qytetarëve”, nënvizon kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta ish-deputetit Marko Bello.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se Bello do të kujtohet si një politikan i principtë dhe i moderuar dhe gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim për hir të interesave të vendit.

“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pickimi i Vejushës së Zezë çon deri në paralizim, mjekja tregon ku gjendet më shpesh

Me ardhjen e stinës së ngrohtë dhe shtimin e aktiviteteve në natyrë, rritet rreziku nga pickimi i zvarranikëve dhe...

Bota e tenisit në zi, një shofere e dehur përplas për vdekje sportistin e ri amerikan

Bota e tenisit është në zi këtë të martë. Arsyeja është vdekja e një prej talenteve të rinj më premtues amerikanë, Braun Levi. I riu,...

Edhe sot asnjë votë nga diaspora, vijojnë problemet në Greqi! Sot afati i fundit për…

Edhe këtë të martë asnjë zarf me votat e emigrantëve nuk ka mbërritur në Shqipëri. Një ditë më parë, kompania postare DHL u arsyetua...

Foto/ Rama: Aeroporti i Tiranës do ketë shesh këmbësoresh dhe parkim të ri nëntokësor

Aeroporti i Tiranës do të ketë një veshje të re, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamjet në rrjetet sociale. Rama shprehet...

Publikoi fletën e votimit që i shkoi me postë në Tik Tok, e pëson shqiptari në Gjermani

Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe...

Lajme të tjera

Web TV