Mbërrijnë 100 mijë teste të shpejta, për 30 minuta dalin përgjigjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga e hëna, vendi ynë do të sigurojë 100 mijë testë për të verifikuar pacientët nëse janë ose jo të prekur nga Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë: Do ta fillojmë me Tiranën dhe pas 20 dhjetorit në të gjithë Shqipërinë

 Nga Fernada Cenko

Nga dita e hënë ata që do të testohen nëse janë apo nuk janë të infektuar me Covid nuk do ta zgjasin ankthin më shumë së 30 minuta. Por jo për ata që do të jenë në rrethe të infektuar. Qeveria si fillim ka menduar për qytetin e Tiranës ku ka edhe më shumë raste. Dhe vetëm qytetarët e Tiranës do ta kenë mundësi ta bëjnë këtë lloj testimi, pastaj më pas do të shtrihet edhe në disa pika të caktuara të ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nga 7 dhjetor do të nis përdorimi i testeve të shpejta të antigenit për evidentimin e rasteve pozitive me COVID-19. Manastirliu tha se do të nisë nga Tirana fillimisht, ndërsa janë siguruar 100 mijë teste. Më pas ajo tha se do të jenë dhe në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe më tej, nga 20 dhjetori në spitalet rajonale për evidentimin e rasteve të dyshuara si COVID.

Sot, një tjetër angazhim bëhet realitet, ashtu siç e kemi thënë dhe paracaktuar në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit, u morën të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë të antigenit. Kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenti, teste të cilat janë të njohura nga OBSH dhe tashmë janë të disponueshme Shqipëri gati për t’u vendosur në dispozicion të testimit diagnostik dhe hetimit epidemiologjik. Testimi i shpejtë do të nisë nga dita e hënë, fillimisht në Tiranë dhe do të jenë epidemiologët që do ta kryejnë atë në kuadër të hetimit epidemiologjik, në vatrat e evidentuara që do të vlerësohen prej tyre si me rëndësi kyçe në transmetimin e infeksionit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se në fazën e parë, pra nga dita e hënë deri në datë 20 dhjetor, testimi i shpejtë do të kryhet nga epidemiologët dhe do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetesor dhe më pas do të kryhet edhe në disa pika të caktuara të ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin.

Testi i shpejtë do të fillojë menjëherë nga epidemiologët në Tiranë dhe më pas në rrethe. Ndërsa pas 20 Dhjetorit, testimi i shpejtë do të shtrihet edhe në disa pika testimi të përcaktuara në disa qendra shëndetësore në Tiranë dhe më pas, sipas një kalendari, edhe në disa struktura të kujdesit shëndetësor në rrethe. Planifikimi për testimin e shpejtë të antigenit do të bëhet nga mjeku i familjes, sipas fashave orare të sistemit të ekzaminimit elektronik, gjë që lehtëson organizimin, shmang grumbullimet dhe siguron parametrat e kërkuar të mbrojtjes së shëndetit. Pikat e testimit, do të bëhen të njohura në ditet në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh sipas ndarjes gjeografike. Nga 20 Dhjetori, testet e shpejta të antigenit do të vihen në dispozicion edhe të spitaleve rajonale për rastet e urgjencave të dyshuara, përpos testimit me metoden klasike te PCR”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Në burg prej tetorit, Meta merret sot në pyetje nga SPAK

Bino: Testet janë efikas, por vetëm në pesë ditët e para të gjendjes virale

Drejtuesja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino u shpreh se testi që do të vihet në përdorim ditën e hënë është 100 përqind efektiv. Bino ka sqaruar edhe se kur duhet të përdoret ky test. Që sipas saj kz ka efikasitet vetëm në pesë ditët e para të shfaqejes së gjednejes virale.

Testi i antigenit që është siguruar është thuajse 100% efektiv. Mund të ketë edhe teste të tjera të shpejta por nuk identifikojnë antigenin. Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese. Ajo çfarë është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para, atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale. Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA“, tha Bino.

Manastirliu: Vaksina anti-Covid do të jetë falas për qyetarët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar plotësisht për të siguruar vaksinën antiCOVID në kohë dhe falas për qytetarët, nëpërmjet insturmentit COVAX, por la të hapur edhe mundësi të tjera që po vlerësohen aktualisht.

Qeveria shqiptare që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të siguruar në kohë dhe për të patur akses në vaksinën e sigurt, efektive, në momentin që ajo të bëhet e disponueshme. Aktualisht ne kemi realizuar disa hapa. Hapi kryesor është nëpërmjet angazhimit direkt financiar me instrumentin Covax. Është bërë tashmë parapagimi në vlerën 3.9 milion dollarë për të mundësuar në momentin më të parë që të jetë e mundur. Pra Shqipëria, me këtë parapagim është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën. Paralelisht jemi në një proces negocimi me disa kompani, të cilat janë duke ofertuar përsa i përket vaksinave si dhe po vlerësojmë, qoftë përmes shteteve të Bashkimit Europian në mënyrë të drejtëpërdrejtë, apo nëpërmjet strukturave të BE, aksesin e shpejtë në vaksinën e sigurt”, u përgjigj Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar. Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pas investigimit të...

Kate Middleton feston 43-vjetorin e lindjes

Kate Middleton këtë të enjte më 9 janar mbush 43 vjeç dhe është gati të kalojë një vit të qetë në krah të bashkëshortit dhe fëmijëve...

Pierre Poilievre, njeriu që mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kanadasë

Që në moshën 20-vjeçare, Pierre Poilievre mbante para vetes një hartë të Kanadasë. Udhëheqësi i Partisë Konservatore të Kanadasë, tani 45 vjeç, ka një...

Ç’po ndodh në Astir?/ RENEA dhe FNSH rrethojnë pallatin

Një grua ka lajmëruar policinë se ndodhet në një banesë në zonën e Astirit dhe është dhunuar nga disa persona. Policia ka mbërritur në...

Berisha mbërrin në burgun e Fierit, takon Ervin Salianjin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbërritur në burgun e Fierit ku do të vizitojë Ervin Salianjin. Kjo është e hera herë që kryedemokrati...

Lajme të tjera

Web TV