Silva Bino sqaron se kur mund të kemi një mbyllje totale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka thënë se në datë 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri vendi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00.

Kjo për të frenuar mbledhjet dhe grumbullimet me shumë persona, gjë që sipas ekspertëve është shumë negative, pasi rrit numrin e infektimeve e për pasojë atë të vdekjeve.

E pyetur nga gazetari Besart Jacaj i Report tv në lidhje me një mbyllje totale të mundshme, Bino nuk e përjashtoi, por tha se në ditët në vijim do të bëhet një tjetër vlerësim shifrash e do të merret vendimi i radhës.

Pyetje: Do të ketë një bllokim të dytë, duke pasur paraysh ngritjen e beftë të rasteve tani në sezonin e vjeshtës?

Bino: Ne rekomanduam këtë lloj bllokimi të pjesshëm. Situata po vlerësohet, ne do të mblidhemi sërish dhe do të vlerësojmë situatën e më pas do marrim një vendim.

Pyetje: Pra nuk përjashtohen dhe masat drastike si mbyllja totale?

Bino: Do vlerësohen të gjitha shifrat. Infektimet, por dhe vdekjet e më pas do marrim një vendim tjetër.

Pyetje: Festat e fundvitit, ka menduar Komiteti i Ekspertëve për lehtësim të fashave orare gjatë festave, për shembull a do jetë vendi i mbyllur pas orës 22:00?

Bino: Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur. Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup. Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit.

Lexo edhe :  Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet

Pyetje; Jeni të kënaqur me formën e mësimit të alternuar?

Bino: Kjo është diskutuar shpeshherë në mënyrë të gabuar. Ne nuk kemi sugjeruar të mbyllen shkollat, por të kemi alternime mësimi. Kjo nuk e pengon mësimin gjatë gjithë kohës. Shkollat kanë pasur nxënës apo mësues të infektuar, por nuk kana qenë vatra.

Pyetje: Sa ka ndikuar situata politike apo akuzat se janë fshehur numrat e viktimave?

Bino: Rastet janë aty, nuk i shkruaj unë. Janë shumë të lehta për t’u verifikuar. Situata e vështirë politike nuk ka ndikuar vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës. Është shumë e shëmtuar që njerëz që qendrojnë në shtëpi vetëm akuzojnë.

Të fundit

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Lajme të tjera

Web TV