Basha me bizneset në Laprakë: Duhet qeverisje e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të turit të tij në takime me biznese, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11, në Tiranë.

Gjatë bisedës me disa përfaqësues të bizneseve të vegjël përsëriti qëndrimin e tij se situata është shumë e rëndë në vend. Ai u shpreh se duhet ndaluar çdo shpenzim tjetër dhe lekët të shkojnë te njerëzit.

Cikli negativ duhet ndalur dhe duhet të nisim një cikël pozitiv rritjeje. Për këtë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë prej fillimi. Të gjitha të ardhurat e shtetit në këtë kohë duhet të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek biznesi. Këtë formulë nuk është se e kemi shpikur ne. Këtë po bën Maqedonia, këtë po bën Kosova, këtë po bëjnë dhe vendet e zhvilluara.

Edhe unë garantoj që do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet. Siç bën ti detyrën tënde si prind, si familjar, si punëdhënës me këta njerëz që i mban këtu, u paguan rrogën, edhe në si qeveri nesër do të bëjmë detyrën tonë. Do t’ju ndihmojmë ju, do të ndihmojmë çdo familje në nevojë.

Dhe na duhet një ndryshim i menjëhershëm, na duhet një qeverisje e re, na duhet një ndryshim i ri sepse kështu nuk ecet. Nuk mundet që të gjithë paratë e qytetarëve sot kur kanë më shumë nevojë për ato para të shkojnë në një drejtim tek 5-6 njerëz, ndërkohë që qindra-mijëra të tjerë nuk sigurojnë bukën e përditshme për të mos folur për fruta perimet, nuk sigurojnë dot ilaçet.”, – u shpreh ndër të tjera Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Milano ndalon duhanin/ Asnjë cigare edhe në sheshe e rrugë

Që prej 1 janarit të këtij viti, në Milano qytetin e dytë më të madh të Italisë që njihet...

Tayna numëron shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Unaza e Madhe çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj....

Deklarim deri në 31 mars 2025 të gjithë personat me pagë

Ulet pragu për deklarimin e të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që kanë marrë një pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj do...

Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, në një intervistë për News24, ka bërë një pasqyrë të masave të marra nga autoritetet për të...

Lajme të tjera

Web TV