Rama publikon videon e testeve të shpejta/ Përgjigjia del për 15-30 minuta (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku dëshmohet se si bëhet testi i shpejtë anti-Covid dhe sa pak zgjat e gjithë procedura.

“Që sot starton aplikimi i testit të shpejtë të anti-genit, testi do kryhet në ato vatra që janë më të rrezikshme për përhapjen e infeksionit.

Krahas testit të anti-genit do vazhdojë të aplikohet edhe testi i PCR

Kjo është vatër që e kemi hetuar paraprakisht, ka pasur 2-3 punonjës të infektuar, ndaj ndërmorëm këtë hap për të marrë një rezultat në kohë.

Nuk është i dhimbshëm, merret në kavitetin naval. Hidhen tre pika dhe presim për 15-30 minuta për përgjigjen. Testet e shpejta na ndihmojnë në punën në terren për hetimin e vatrave. Rezultati del shumë shpejt, janë teste të njohura edhe nga OBSH,” thotë doktoresha në video.

Postimi i Ramës

“Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për #covid19.

Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt 

Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.”, shkruan kryeministri.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Kërkesat e reja minimale të memories dhe ruajtjes për telefonat Android janë publikuar. Me lëshimin e Android 15, Google kërkon...

KESH e kallëzoi për shpifje, GJKKO shtyn gjyqin ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi!

htyhet përsëri seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e grupit parlamentar të PD-së, deputetin Gazmend Bardhi, i kallëzuar nga KESH për akuzën e shpifjes. Prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur...

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Sipas burimeve bëhet me dije se seanca dështoi për shkak...

Berisha sfidon sërish Ramën: Pse nuk pranon debat me mua në studiot televizive?

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sfiduar sërish sot kryeministrin Edi Rama për t’u përballur në një debat televiziv live. Sipas tij, Rama refuzon çdo...

Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

Nëse jeni duke lundruar në TikTok a Instagram, mund të hasni video të ndryshme nga fabrikuesit kinezë që thonë se shumë marka luksoze i...

Lajme të tjera

Web TV