” E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ëndrra që shkoi në mërgim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/ Nga Erald Shula

Tre dekada më parë, 8 dhjetor 1990 në Shqipërinë e izoluar, të varfër dhe të mjeruar nga diktatura komuniste, në sheshin dhe rrugicat e qytetit student, rinia shqiptare do të ngrihej në një formë të pazakontë për kohën. Kushtet e vështira do t’i bashkonin të rinjtë shqiptarë për herë të parë pas 45 vite diktaturë në një protestë shprese për të gjithë qytetarët. Vrullshëm situata kaloi nga një kryengritje për kushtet e vështira tek protesta politike. Rinia shqiptare po kërkonte ndryshimin e madh, “Shqipërinë si gjithë Evropa”. Përballja e të rinjve me organet e tmerrshme të shtetit komunist nuk do të ishte e lehtë, në shumë raste të rinjtë u goditën me shkopa gome apo edhe me armë. Shteti diktatorial edhe pse kishte marrë fund, egërsia e tij vazhdonte. Me një ekonomi përtokë, komunistët kishin gëlltitur gjithçka, lirinë e pasurinë. Dyqanet e boshatisura nuk ofronin asgjë, ushqimet bazë për qytetarët ishin në mungesë. Sytë dhe shpresa, e të rinjve ishin nga Europa e mohuar, ku diktatura me gardh me tela e me gjemba e kishte veçuar si një geto Shqipërinë nga harta e Europës. Etja për liri e një vendi të burgosur e skllavëruar ishte e paimagjinueshme.

Ajo kishte shpërthyer dhe mbytur që më parë në burgjet politike, në dy revoltat e te burgosurve në Spaç e Qafë Bari, kur ngriten lart flamurin, por pa yll. Aty ishin rrënjët e nëndheshme. Studentët e lartësuan protestën. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, EuroAtlantike… Shumë nga të rinjtë e lëvizjes së dhjetorit 90’ nuk pritën vendin sa të bëhej Euro-Atlantike si ne ëndrrat e tyre, por nxituan të nisen drejt saj. Anije të tejmbushura me njerëz e të rinj plot shpresë u nisën drejt Italisë, vargje me njerëz duke kapërcyer malet drejt Greqisë e të tjerë duke u dyndur në ambasadat e Gjermanisë dhe vendeve të tjera, Francë dhe përtej oqeanit, në SHBA, për të kapur sa më parë ëndrrën Perëndimore.

Edhe pse sistemi komunist ra, dhe shqiptarët nuk ishin më në diktaturë, jeta për të rinjtë dhe qytetarët e tjerë në vendin tonë nuk ishte ajo që dëshironim, por plot me atavizma dhe mbeturina te totalitarizmit. Mendësia dhe mungesa e pronës, mospërvoja e plotë për demokraci, papunësia, etj, i mpakën mundësitë për t’u realizuar ajo përpjekje dhe dëshirë kokektive, për pjesën më të madhe ishte shumë e vështirë. Shqipëria vazhdonte të kishte një shtet të brishtë, duke mos mundur të realizonte një shtet të fortë demokratik, megjithëse mbështetjen nga BE e SHBA. Emigrimi i të rinjve shqiptarë do të kthehej në një fenomen të pandalshëm.

Vendit po i largohej gjithmonë e më shumë, fuqia, energjia, freskia, edhe truri. Këtu po qëndronin, vetëm ata që kishin arritur të punësoheshin në administratën shtetërore apo të përfshirë në partitë politike. Papunësia dhe pagat e ulëta, ishin një arsye e fortë për të rritur ndjeshëm numrin e të larguarve nga vendi.  Viti i errët 1997 do të ishte një moment tjetër kur shqiptarët do merrnin anijet dhe gomonet për t’u larguar në masë nga vendi, nga revanshi komunist. Ky vit i zi i kthehu pas ëndrrat, edhe ai shtet i brishtë i ndërtuar pas diktaturës nga demokratët, do të shembej. Në politikën shqiptare do të rishfaqeshin triumfatorë ish-figura të komunizmit, ish -sigurimit të shtetit apo bijtë e tyre. Shqipëria në 90’ ishte shkëputur nga sistemi komunist, por jo nga komunistët si lëndë dhe praktikë. E pas trazirave të vitit 1997, arena politike do të egërsohej, duke e mbajtur vendin peng, përçapjet për të krijuar një shtet demokratik ishin të copërluara në krahasim me ëndrrat e të rinjve të lëvizjes së dhjetor 90’.

Lexo edhe :  Skema Mbështetëse në Bujqësi, Denaj: 71.537 fermerë aplikues, nisin verifikimet

Ashtu si ëndrra e revoltave të të burgosurve politikë… Korrupsioni, mungesa e drejtësisë në vend, politika mashtruese, oligarkizmi do mbizotëronin në këto tre dekada. Të vetmet çaste dhe hapa serioze drejt Bashkimit Europian janë vitet 2005-2013, kur qeverisën ata të qendrës së djathtë, ku mund të përmendim disa arritje të mëdha, anëtarsimi i Shqipërisë në Nato dhe liberalizimit të vizave. Në vitin 2013, me 1 milion vota, kryeministri Shqipërisë do të ishte Edi Rama, një ish-pedagog i arteve të studentëve të lëvizjes 1990 dhe i kthyer nga ikjet në Europë. Kryeministri i ri u zotua si askush që fal politikave të programit të rilindjes, do të mundësonte një ndryshim rrënjësor të vendit. Kjo jo vetëm që nuk do të ndodhte, por nga vendi do të niste largimi i mijërave personave dhe të rinjve çdo vit, për andej nga ai u kthye si ters. Në 7 vitet e qeverisjes së Rilindjes, mendohet të jetë numri më i lartë i të larguarve nga vendi në këto 30 vite. Edhe pse qeveria e Ramës premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, drejtësi, ekonomi të fortë.

Asgjë nuk ndodhi, veçse u forcua oligarkia. Në fillim të vitit 2020, në vend ndjeshme kompanitë e bizneset ankoheshin për mospasje punëtorësh. Të gjithë po largohen nga vendi. Një alarm i madh, aq sa për herë të parë një kryeministër deklaronte që do të hapte dyert e vendit për punëtorë nga kontinente të tjera si zgjidhje (?!?). Aventurë. Rinia shqiptare po braktiste vendin, ata po ndiqnin rrugën e të rinjve të këtyre tre dekadave, ëndrrat dhe mundësit t’i kapinin jashtë vendit. Është fatkeqësi kombëtare braktisja e vendit, ngaqë ka ngecur në bunkerin e politikës së vjetër. Edi Rama kryeministër, nuk ishte më ai pedagogu rebel i viteve 90’, që i avitej lëvizjes se demokrateve te përndjekur. Bernard Baruch ka thënë “Një drejtues politik duhet të shikojë pas shpine nëse të rinjtë e ndjekin. Nëse kjo nuk ndodh, nuk do të jetë një drejtues politik për shumë kohë”.

Edi Rama rithirri “Blloku”-n e dikurshëm. Sot vendi ynë ndodhet në një situatë akoma edhe më të vështirë, pandemia ka dërrmuar ekonomin e vendit tonë. Shumë biznese të vogla kanë falimentuar dhe janë mbyllur. Shumë nga bizneset e mëdha kanë shkurtuar ndjeshëm stafin si një mundësi për të mbijetuar. Mijëra persona ky fund vit po i gjen të papunë. Universitetet po vazhdojnë studimet online, pa kushte dhe për këtë formë thuajse aspak efikase. Rinia, duket se pret me padurim përfundimin e pandemisë e hapjen e kufijve për të prerë biletat e udhëtimit vetëm vajtje drejt Perëndimit, Evrope, SHBA.

Një valë e madhe emigrimi është e pandalshme nga shteti ynë, i cili ka ndalur drejt fundit. Kështu nuk mund të vazhdohet, duhet një ndryshim i madh. Është e vërtet që të rinjtë duhet të guxojnë si e vetmja shpresë për të ndryshuar jetën e të ardhmen e tyre dhe të vendit.  Magjistrati Paulo Borsellino, viktimë e mafias, ka thënë një shprehje shumë motivuese për të rinjtë “Nëse Rinia do t’ia mohojë konsensusin, mafia e mistershme dhe e gjithëpushtetshme do të zhduket si një manto”. Që te mos jemi viktima te mafies se këtij pushteti…

Të fundit

Në Bibliotekën Kombëtare të Francës gjenden katër libra me arsenik në kopertina

Katër libra janë hequr nga Biblioteka Kombëtare e Francës për shkak të shqetësimeve se kopertina e tyre ishte e...

Gjermania plan për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat amerikane që do të shkojnë për të luftuar në frontin...

Një personazh i ri futet surprizë në shtëpinë e BBVip, banorët mbesin pa fjalë

Vëllai i Madh u ka dhënë sot banorëve të “Big Brother VIP3” një sfidë të re. Ata do të ndahen në çifte dhe pasi...

Qyteti që u shpall “xhevahiri i fshehur” i Europës për vitin 2024

I vendosur midis Benidorm dhe Alicante, qyteti i Villajoyosa në Spanjë ka ndërtesa shumëngjyrëshe dhe një plazh të bukur me palma. Shumë destinacione të njohura...

Skema e re/ Ndryshojnë sahatët për furrat e bukës

Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që...

Lajme të tjera

Web TV