Trajneri i Polonisë, Brzeçek: Shqipëria, kundërshtar aspak komod, nuk nënvlerësojmë askënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Polonisë flet për grupin e Eliminatoreve të Botërorit, vlerëson kuqezinjtë. Trajneri i Polonisë, Jerzi Brzeçek, ka mbetur përgjithësisht i kënaqur me shortin e Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, që e vuri skuadrën e tij në grupin I, përballë Anglisë, Hungarisë, Shqipërisë, Andorrës dhe San Marinos.

Ashtu sikundër homologu i tij anglez, Gareth Sauthgejt, edhe trajneri polak nuk ka pranuar që t’i nënvlerësojë skuadrat e tjera të grupit.
Polonia erdhi në shortin e së hënës si skuadër e vazos së dytë dhe Brzeçek e shikon të hapur betejën për kualifikim.

“Mendoj se është një grup i moderuar sa i përket shkallës së vështirësisë”, – ka deklaruar ai. “Shorti mund të ishte gjithmonë më i favorshëm ose më i keq, – ka vijuar trajneri polak. – Anglia është padyshim favoritja kryesore për vendin e parë. Ajo është një skuadër që ndryshon nga ato me të cilat Polonia është ndeshur më herët. Mendoj që edhe përfaqësuesja e Hungarisë ka bërë progres dhe ka një përbërje interesante.”

Në vijim, trajneri i Polonisë ka folur edhe për skuadrat e tjera të grupit, duke sjellë edhe një argument interesant.

“Shqipëria është një kundërshtar aspak komod”, – ka thënë Brzeçek, duke vijuar: “Andorra dhe San Marino janë më të dobëta në letër, por unë kam luajtur si futbollist në një ndeshje të përfaqësueses sonë ndaj kësaj të fundit dhe ne arritëm të fitonim në fushën tonë me një gol të vetëm, edhe atë të shënuar me dorë. Mendoj që në futboll nuk duhet të nënvlerësosh askënd”, – ka përfunduar trajneri i Polonisë, Jerzi Brzeçek.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se...

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar sot zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Si çdo vit, Kryeministria...

Mediat zvicerane: Noizy u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Reperi shqiptar Noizy u arrestua me të mbërritur në aeroportin e Zvicrës të shtunën, sipas mediave zvicerane. Arrestimi u krye në emër të Zyrës së...

Si ka mundësi ?

Nga ARTUR  AJAZI Si ka mundësi, që ai njeri gjithmonë del kundërrrrymës ? Si ka mundësi që ai politikan të dalëgjithmonë kundër ligjit? Si ka...

Shembet çatia e restorantit në Itali, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës. Një...

Lajme të tjera

Web TV