COVID-19/ Britania: Kush ka reaksione alergjike nuk merr vaksinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Persona që kanë shfaqur më herët reaksione serioze alergjike nuk duhet të marrin vaksinën e Pfizer/BioNTech, kundër COVID-19.”

Kështu kanë paralajmëruar mjekët në Britaninë e Madhe. Paralajmërimi erdhi pas marrjes së vaksinëns nga dy anëtarë të stafit të NHS dhe që shfaqën komplikacione shëndetësore.

Drejtori Kombëtar Mjekësor për NHS-në, Stephen Powis është shprehur se është e këshillueshme marrja e masave paraprake për të mos patur më vonë komplikacione të tjera.

“Siç është e zakonshme me vaksinat e reja, MHRA këshillon për marrjen e masave paraprake, që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk mund ta marrin këtë vaksinim, pasi dy persona me histori të reaksioneve të rëndësishme alergjike kanë patur ndërlikime shëndetësore ditën e djeshme. Të dy janë duke u shëruar”, shton ai.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) ka këshilluar paraprakisht shërbimet shëndetësore se kushdo që ka një histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme” ndaj ilaçeve, ushqimeve ose vaksinave nuk duhet ta marrin vaksinën anti-COVID.

Kujtojmë që Britania e Madhe është i pari vend në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga Pfizer/BioNTech/Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV