Ekspertiza është streha e sigurt e liberalëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Gjokutaj

Është e vështirë të thuash se çfarë mendon publiku për “ekspertët” në përgjithësi. Nga qëndrimet që shprehen përgjithësisht nga njerëzit, kur ekspertë të fushave të ndryshme prezantohen me pikëpamjet e tyre është përgjithësisht pozitive. Sidoqoftë, ekziston mundësia e një kontradikte midis kundërshtimit të ekspertizave dhe mbështetjes së publikut tek ekspertët.  Në një model politik qeverisje, ku liberalizimi është në linjë me qeverisjen përmes vendimmarrjes publike dhe diskutimit publik, pra ku diskutimi dhe debati është i lirë (thelbi i liberalizmit), atëherë gjithçka që ndërhyn në debatin publik dhe vendimmarrjen e largon një shoqëri larg liberalizmit.

Nëse thjesht u besojmë ekspertëve, atëherë praktikisht, të paktën ky konflikt do të zhdukej. Në një qasje të tillë nëse fati i vendimmarrjes realisht do të lihej në dorë të ekspertëve apo grupeve të ekspertëve për të vlerësuar problemet dhe më pas për të ofruar zgjidhje do të ishte zgjidhja më e mirë që përkon me modelin e qeverisjes liberale.  Nëse ekspertët do të dëgjohen për interesa të ngushta politike, ndërkaq që vendimmarrja është jashtë zgjidhjes së ekspertëve dhe pa një opionion të pandryshuar të tij, atëherë ky fakt ndikon për keq në humbjen e besimit të publikut ndaj tyre.

Por, ç’është më e keqja në këto raste, kur ekspertët nuk ruajnë profesionalizmin, por pranojnë ose heshtin kur përdoren nga interesa të ngushta edhe vetë vendimmarrja e qeverisë mund të anojë nga vendime të paqëndrueshme dhe me këtë mënyrë mund të lihen vendime për çështje mjaft të rëndësishme larg nga mendimet e ekspertëve.  Nëse opinioni i ekspertëve nuk konsiderohet si faktor dhe si pjesë e përmbajtjes së vendimmarrjes, atëherë vetë modeli që prezantohet si liberal nuk mund të jetë një strehë e sigurt për ekspertët.

Lexo edhe :  Kush po e mban peng Shqipërinë?!

Për këtë arsye nuk po ndodh shpesh që të dëgjojmë diskutime racionale, të bazuara në logjikën dhe debatin profesional nga pjesëmarrësit që promovohen në mediat e vendit, duke përçuar me këtë qasje vlerat thelbësore të një demokracie liberale. Ky format tashmë është bërë i rrallë. Nga ana tjetër, përsëritja e debateve pseudo-ligjore, apo ekspertiza që nuk bazohen në kërkimin dhe studimin e thelluar të kauzave dhe problematikave, si dhe duke nxitur një debat me frymë kundërshtuese bazuar te emocionet dhe jo te argumenti i ekspertëve nuk mund të përçojë mesazh tjetër te publiku, përveç se mund të ulë besimin për opinionet e ekspertëve në përgjithësi.

Edukimi është i dobishëm, por jo vendimtar në rastin e një eksperti. Mekanizmat transparentë të shkencës dhe komunikimit të gjetjeve edhe nëse nuk i shkojnë për shtat politikës së qeverisë gjithashtu ndihmojnë për të rritur vlerat e ekspertizës edhe pse nuk janë përcaktuese dhe ndikuese finalë në rivendosjen e autoritetit shkencor dhe ekspertizës.

Të fundit

Rama: Prodhimet në industrinë ushtarake do të përdoren për eksport

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte rivitalizimin e ish-uzinës në Rubik. Rama njoftoi se shumë shpejt do të...

Cilat para do të kthejë Berisha?

Nga Artur Ajazi Në fjalimet e ditëve të fundit, Berisha po u premton mbështetësve të tij se “ne do t’ju kthejmë paratë”. Dhe këtë e...

A duhet të japin dorëheqje anëtarët e qeverisë pas përfundimit të mandatit?

Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh më 23 mars. Atë ditë, Qeverisë i përfundoi mandati katërvjeçar. Dorëheqjen,...

Momente festimi tek United, Amorim: “Të fokusuar për të fituar Europa League”

Manchester United fitoi 5-4 ndaj Lyon, duke siguruar një kualifikim dramatik në  gjysmëfinale të Europa League. Nuk mund të mos ishte i lumtur trajneri...

Tjetër skandal/ Shkakton kancer, AKU e pranon: Kemi konsumuar qumësht me aflatoksinë

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore. Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se gjatë muajit shkurt, mars 2025 qytetarët...

Lajme të tjera

Web TV