Ekonomia dhe politika përballë katër skenarëve post Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi drastik është i padiskutueshëm

Nga Stephen Freedman, Vincenzo Pelosi

Me këtë pandemi, bota po përballet me kalvarin e saj më të keq të 80-të viteve të fundit. Autoritetet publike, bizneset, por dhe popullsia dhe familjet, të gjithë po përballen me dilema të dhimbshme. Ndryshimet dhe paqartësitë janë aq drastike sa kthimi në jetën normale të mëparshme duket si një ëndërr e largët e harruar plotësisht. Nëse ka ndonjë gjë që duhet të hiqet nga historia e pandemive, është fakti se krizat e shëndetit publik janë thellësisht destabilizuese për ekonominë dhe shoqërinë. Pasojat ekonomike, sociale dhe gjeopolitike të tyre kanë tendencë të zgjasin gjatë për disa vite, ndoshta dhe për disa dekada.

Në këtë këndvështrim, ekonomia, financuesit dhe investitorët duhet të presin që autoritetet publike të rishohin e ripërcaktojnë përparësitë e tyre, kompanitë të vlerësojnë e miratojnë modele të reja biznesi dhe qytetarët-konsumatorë të rivlerësojnë nevojat dhe sjelljen e tyre në treg.

Ndryshimi radikal është i padiskutueshëm. Por rrugët dhe format e tij janë të ndryshme dhe plot të panjohura. Grupi bankar financiar Pictet Asset Management, në partneritet me Copenhagen Institute for Futures Studies, realizoi një studim specifik për të kuptuar më mirë skenarët dhe zhvillimet e mundshme në tregjet financiare dhe tendencave të investimeve për pesë apo dhjetë vitet e ardhshme. Në vazhdën e ecurisë së pandemisë së covid-19 dhe zgjedhjeve apo preferencave që do dominojnë, u evidentuan katër skenarë të mundshëm, të pasqyruar në një matricë specifike, teknikë kjo e njohur dhe e zakonshme në fushën e parashikimeve të këtij lloji.

Ne kemi identifikuar dy faktorë apo variabla që për mendimin tonë do të kenë ndikim të dukshëm në mjedisin ekonomik, gjeopolitik dhe shoqëror në botën post coronavirus.

E para ka të bëjë me disa vlera shumë të dashura për qytetarët dhe konsumatorët të cilat janë parimet që udhëheqin vendimet e tyre. E dyta është qeverisja, domethënë natyra e marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe ndikimi i institucioneve ndërkombëtare.

Secili variabël ka dy ekstreme të përcaktuara qartë : për shembull, nga mirëqenia e shoqërisë tek individualizmi dhe instikti i vetëruajtjes dhe hermetizimit ndaj vlerave shoqërore, nga multilateralizmi total te unilateralizmi në marrëdhëniet ndërmjet vendeve të ndryshme. Duke kombinuar këta variabla dhe ekstremeve të tyre në mënyra të ndryshme, ne kemi identifikuar katër skenarë të mundshëm.

Secili prej tyre karakterizohet nga një situatë specifike ekonomike, sociale dhe gjeopolitike duke shkaktuar pasoja të diferencuara për tregjet financiare dhe investitorët : biznese dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë shanse të lulëzojnë e zhvillohet në disa skenarë, ndërkohë që në disa skenarë të tjerë rrezikohen të luftojnë për mbijetesë.

Skenari A : Act local, think global (veprim lokal, vizion global), shoqëria del nga kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e covid-19 me një thirrje të re morale, tashmë e bindur se vetëm masat kolektive mund të ndihmojnë në uljen e pabarazive dhe ndryshimin radikal të procesit të degradimit të mjedisit. Autoritetet publike kërkojnë të mbrojnë tregun e brendshëm me masa proteksioniste që mbrojnë dhe favorizojnë industrinë vendase dhe pronësinë intelektuale. Në këtë skenar, produktiviteti dhe tregtia globale preken rëndë sepse proteksionizmi frenon bashkëpunimin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, “lokalizmi” po stimulon zhvillimin dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm ekonomikë të cilët do tregohen të aftë të përshtatin produktet dhe shërbimet e tyre në përputhje me ndryshimin e nevojave të konsumatorëve.

Lexo edhe :  Spanja aplikon rregulla strikte për influencuesit në rrjetet sociale

Skenari B : All together now (Bashkëpunim dhe ndihmë e ndërsjellët), bota do rrimëkëmbet nga shkatërrimet e pandemisë së coronavirusit falë një solidariteti të ripërtërirë. Qeveritë dhe qytetarët në gjithë botën ndajnë një vizion të përbashkët për një ekonomi më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe punojnë krah për krah me njëri-tjetrin për realizimin e saj. Bota po lëviz nga një sistem kryesisht unipolar, nën autoritetin e SHBA, në një sistem funksionimi multipolar në të cilin Shtetet dhe organizatat ndërkombëtare punojnë më ngushtë së bashku për të adresuar zgjidhjen e problemeve të ndryshimeve klimatike dhe për të kapërcyer një sërë sfidash e problemesh kronike për shoqërinë. Në këtë skenar, teknologjitë mjedisore dhe energjitë e rinovueshme tërheqin gjithnjë e më shumë interes dhe investime, sepse, qeveritë përpiqen dhe i japin përparësi mbrojtës së shtresave sociale vulnerabël dhe i akordojnë më shumë të drejta punonjësve.

Megjithatë, një seri masash e politikash që do zbatohen në këtë drejtim kanë një kosto të evidentueshme : përqindjet e rritjes ekonomike, sidomos për trende afatgjatë rrezikojnë të shkojnë në ulje për faktin se shtimi i rregullave dhe veçanërisht rritja e taksave për korporatat rrezikon të pengojnë inovacionin dhe konkurrencën.

Në skenarin C : Not my problem (nuk është problemi im), pandemia i alarmoi  liderët politikë për çështje dhe disa probleme të rënda, të neglizhuara e të pazgjidhura prej kohësh. Ndërmjet fuqive kryesore ekonomike të botës ekziston tashmë një dakortësi se : pabarazia, mobiliteti social i kufizuar dhe dëmet e mëdha që i janë shkaktuar mjedisit janë kërcënime globale që kërkojnë zgjidhje globale. Por, ky mendim duket se bie në kundërshtim me qëndrimin e shoqërisë : pandemia ka goditur rëndë shtresa të tëra shoqërore. Qytetarët mund të mbështeten vetëm në përpjekjet e tyre individuale për të siguruar jetesën dhe sigurinë financiare, larg diskurseve politike dhe jetës në komunitet. Përballë rezistencës dhe mungesës së fleksibilitetit të një pjese të madhe të shoqërisë, qeveritë do tentojnë të bëjnë një tranzicion të vështirë ku të gjithë të kenë dhe të gjejnë normalisht pozicionin dhe vendin e tyre.

Skenari D : Going it alone (individualizëm), optimizmi është i vogël në botën mbas covid-19. Qytetarët kanë humbur besimin në aftësitë e qeverive për të zgjidhur problemet e ekspozuara nga coronavirusi. Ata bëhen disfatistë për të ardhmen e tyre dhe reagojnë nëpërmjet indiferentizmit dhe mos angazhimit politik. Konsideratat etike dhe mjedisore, por edhe ideja e një “sakrifice të përbashkët” nuk janë më të vlefshme. Të shkatërruara nga COVID-19, shtetet mbyllen në vetvete në përpjekje për të mbrojtur burimet e tyre natyrore, aktivitetet prodhuese e sektorë të caktuar të ekonomive kombëtare si dhe punonjësit e konsumatorët e tyre. Në kushtet e një bashkëpunimi ndërkombëtar të kufizuar, zgjidhja e problemeve globale të tilla si degradimi i mjedisit apo pabarazitë sociale zhvillohen ngadalë apo qëndrojnë në stanjacion.

Masat e shumta me natyrë proteksioniste kombëtare shkatërrojnë potencialet afatgjata të rritjes ekonomike në shkallë botërore. Çmontimi i logjistikës globale të furnizimit, kufizimet për emigracionin dhe lëvizjen e lirë dhe ngurtësimi i sektorëve strategjikë do të çojnë në rritje të kostove të prodhimit të bizneseve, gjë që rrezikon seriozisht rrezikun e stagflacionit. Ndërkohë që tregtia ndërkombëtare tkurret, shtetet – në pjesën më të madhe ekonomitë emergjente – të varura nga eksportet do të vuajnë pasojat duke u përballur me rritje të mëdha të papunësisë.

Përgatiti : Adrian CIVICI

Të fundit

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Lajme të tjera

Web TV