Mirëmbajtja rrugore gjatë dimrit, Balluku: Të gjitha kapacitetet në gatishmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i dimrit, bashkë me temperaturat e ulëta, sjell reshje dëbore dhe ngrica, kjo veçanërisht në zonat malore, çka krijon probleme në qarkullimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur tashmë zbatimin e planit të masave për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha segmentet rrugore në vend gjatë stinës së dimrit.

Plani i masave përfshin angazhimin e afro 500 mjeteve, borëpastruese dhe mjetet të tjera të rënda, ndërsa janë rezervuar afro 5 mijë tonë kripë që do të hidhen në rrugë, për të eliminuar ngricat si dhe afro 1200 punonjës, të cilët janë në gatishmëri në të gjithë vendin. Që prej datës 15 nëntor janë ngritur shtabet e emergjencës në drejtoritë rajonale dhe atë qendrore ku raportohet gjatë 24 orëve lidhur me problematikat dhe situatën në akset rrugore.

Për të ndjekur nga afër masat që janë marrë lidhur me mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Kukës, e shoqëruar edhe nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho dhe kryebashkiaku, Safet Gjici.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi rëndësinë për të garantuar lëvizjen e lirë dhe mbi të gjitha të sigurt të automjeteve në të gjitha akset rrugore të vendit, pavarësisht kushteve të motit. Në këtë pikë, tha Balluku, pushteti vendor duhet të bashkëpunojë ngushtë me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të qenë të koordinuar, për të ndërhyrë menjëherë në rastet kur do të jetë e nevojshme.

Është shumë e rëndësishme dhe duhet theksuar që bashkëpunimi i Bashkisë me Autoritetin Rrugor Shqiptar është një pjesë shumë e rëndësishme, sidomos në zonat të cilat e kanë edhe problematikën e motit të përkeqësuar, siç është zona e Kukësit, Ersekës apo Korçës. Sigurisht ne bëjmë punën, i kemi të gjitha fuqitë edhe mundësitë për ta përballuar, por bashkëpunimi me Bashkinë është shumë i rëndësishëm pasi ARRSH-ja shpesh herë mund t’ju vijë dhe ju në ndihmë për gjithçka që keni nevojë”, tha Balluku.

Lexo edhe :  Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Referuar Bashkisë së Kukësit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi se tashmë kjo zonë ka të gjithë vëmendjen e qeverisë dhe investimet, të cilat janë duke u realizuar në territorin e saj e tregojnë më së miri këtë.

Qeveria Shqiptare ka një fokus të veçantë në Kukës. Ne po shkojmë drejt përfundimit të aeroportit të Kukësit, që dukej deri para pak kohësh si një utopi, por ja që është e vërtetë dhe do dorëzohet brenda pranverës së vitit 2021. Sapo kemi mbaruar procedurën e ndërtimit të rrugës, e cila do të lidh qytetin me aeroportin e Kukësit pasi nuk e kemi pasur këtë rrugë dhe duke qenë se aeroporti po ecën me ritme të shpejta do duhet që kjo rrugë t’i përgjigjet sa më shpejt për të pasur një akses duke mos kaluar më brenda qytetit”, u shpreh Balluku duke përmendur edhe investimet që po bëhen në spitalin e qytetin dhe ndërtimin e stadiumit të ri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV