Ngjarjet e datës 9 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1917 – Perandoria Osmane u tërhoq nga fronti i Palestinës dhe humbi sovranitetin e saj 400-vjeçar mbi Jerusalemin. Dy ditë më vonë, ushtria britanike nën drejtimin e gjeneralit Edmund Allenby e pushtoi Qytetin e Shenjtë duke hyrë nga Porta “Jaffa”.

1946 – Në Nuremberg të Gjermanisë filloi gjykimi i shkencëtarëve nazistë nën akuzat se ishin përfshirë në eksperimente me njerëz dhe në vrasje masive nën maskën e eutanazisë. Ky proces njihet ndryshe edhe si “Gjyqi ndaj Mjekëve”.

536 – Nën urdhërat e perandorit Justinian për të rimarrë Italinë, gjenerali bizantin Belisarius hyn në Romë pa hasur kundërshtim; trupat gote ikin nga kryeqyteti.

1425 – Papa Martin V themelon Universitetin Katolik në Leuven të Holandës – universiteti katolik më i vjetër në botë, në ekzistencë.

1953 – Ethet e kuqe: Firma amerikane General Electric njofton se të gjithë punonjësit komunistë do të pushohen nga puna.

1965 – Incident me disk fluturues në Kecksburg: Dëshmitarët dhe media raportojnë se një rreth i zjarrtë i parë në qiell nga Michigani në Pennsylvani u përplas në pyll pranë qytetit Pittsburgh. Në dhjetor 2005, pak para 40 vjetorit të ngjarjes, NASA shpalli se kishte shqyrtuar fragmentet metalike të këtij disku dhe doli se objekti ishte një satelitit rus që kishte ri-hyrë në atmosferën e tokës, por shtoi se për fat të keq, dokumentet mbështetëse të këtyre përfundimeve kishin humbur.

Të fundit

Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

Vjeshta pritet të sjellë konferencën ndërqeveritare Shqipëri- BE për hapjen e dy grupkapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit...

Tragjedi në Korçë/ 70-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë

Një i moshuar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 16...

Merr me vete 7 liderë europianë për të takuar Trump… nga çfarë ka frikë Zelensky?

Në një veprim taktik që po rrit "ethet diplomatike" në lidhje me Ukrainën, Volodymyr Zelensky ka ftuar shtatë liderë evropianë të takohen me Donald...

Shuhet aktori i dashur për publikun shqiptar, njihej edhe si “Gjyshi i Përrallave”

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare aktori Zija Grapshi, “gjyshi i përrallave” Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur shqiptar Zija Grapshi, i...

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar në një destinacion të mirfilltë...

Lajme të tjera

Web TV