Papa Françesku emëron Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku ka emëruar Nuncin e Ri Apostolik në Shqipëri. Mësohet se Ati i Shenjtë në përkujtimin Liturgjik të Virgjërës Mari të Loretos, ka emëruar për Nunc Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Luigi Bonazzi (Luigj-i Bonaci), deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada.

Zyra e shtypit e KISH njofton se Sh. T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos.

Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë Përfaqësive Diplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada.

Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti me 19 qershor të vitit 1999, në Kubë me 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni me 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni me 25 mars 2009. Dhe, në fund, Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.

“Fjalët e para që Sh. T., Nunci i ri Apostolik u ka dërguar të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij, janë këto: “… Nuk e fsheh: vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papës Françesk më bën këtë dhuratë të papritur. Dëshiroj të vij me përvujtëri, tamam sikurse ai që besimin e vet e vë në Zotin e për këtë me padurim pres t’i shoh veprat që Zoti dëshiron dhe do t’i bëjë”.

Edhe Barinjtë në Shqipëri, nga ana e tyre, përmes një letre, kanë shprehur mirënjohjen për Papën Françesk, për emërimin e tij, si dhe njëkohësisht i urojnë mirëseardhjen Nuncit të Ri Apostolik në Vendin tonë./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Ikën i ftohti, fillon rritja e temperaturave/ 'Surprizat' e motit gjatë fundjavës

Të fundit

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në...

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për 3 mujorin e 4...

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

Nga Skënder Minxhozi Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe përzuri hetuesit e prokurorët nga...

Lajme të tjera

Web TV