Rama njofton dorëheqjen e ministrit, Sandër Lleshaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj të enjten i ka vënë në dispozicion dorëheqjen kryeministrit Rama nga pozicioni i tij si ministër.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama në konferencën me mediat, i cili theksoi se ministri i ka ofruar dorëheqjen.

Ish-ministri Lleshaj, zëvendësoi Fatmir Xhafajn, i cili dha dorëheqjen dy vite më parë nga posti i ministrit të Brendshëm, veçanërisht pas akuzave gjithmonë në rritje të opozitës.

Nënvizojmë se Rama e justifikoi largimin e Xhafës në atë kohë me arsyetimin se kërkonte “shpejtësi, energji dhe rezultate të reja”, duke shkruar në rrjetet sociale se Gjeneral Sandër Lleshi, “do të sjellë një energji të re, pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”.

Në shtator të këtij viti, ish-ministri Lleshaj, deklaroi nga qyteti i Vlorës, gjatë prezantimit të strukturës së re “Shqiponja” se nuk është i përhershëm në qeveri dhe se është e sigurt se nuk do të jetë më ministër.

Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, tha ai.

Nga ana tjetër edhe këtë pasdite Shqipëria është ‘në këmbë’. Nga momenti në moment pritet që të nisë protesta e radhës që ka një qëllim: Drejtësi për Klodian Rashën, të riun që u vra nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj!

Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjen Rasha të cilën e vizitoi sot nga afër, ndërsa në orën 18:00 dha ‘verdiktin’ e tij final./Re.D/Fjala.al

 

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV