Tritan Shehu: Vaksina në Shqipëri vjen në gusht 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tritan Shehu deklaron se vaksina në Shqipëri pritet të mbërrijë në gusht të vitit që vjen. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  mjeku i njohur Tritan Shehu  e lidhi këtë me mungesën  e kontratës që qeveria e PS nuk e ka nënshkruar ende.

-Kur do vaksinohen shqiptarët?

-Nuk ka asnjë perspektivë. Vaksina vjen duke firmos kontrata me kohë, duke bërë pagesat me kohë.

-Kur e parashikoni ju se do ndodhë kjo?

-Ne e kemi ngritur që në shtator se duhej gjetur menjëherë firma prodhuese. Fatkeqësisht ata u lidhën me një organizëm i cili punon për vendet e pazhvilluara, Covax, i cili është në organizëm i OBSH-së që ka marrë një financim të vogël nga BE, ndërsa qeveria amerikane nuk e ka financuar sepse e ka cilësuar si të pabesueshme. Është i përputhshëm me standardet e vendeve të pazhvilluara, kryesisht ato afrikane. Edhe me Covax nuk është bërë kontratë akoma, ka vetëm një marrëveshje mirëkuptimi. Covax merr përsipër maksimumi vetëm 20% të popullsisë. Dhe koha e sjelljes së vaksinave nga Covaxi është deri në fund të vitit 2021.

-Kur do fillojë?

-Me informatat që kam unë, Covax do fillojë të furnizohet nga korriku, dhe pastaj do fillojë shpërndarja në vendet që ka marrëveshje.

-Dhe kur vjen në Shqipëri?

-Unë mendoj se po të vazhdojë me Covax-in në Shqipëri vaksina do vijë nga gushti ose shtatori. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Lajme të tjera

Web TV