Konferencë e përbashkët Shqipëri-Itali për luftën ndaj kanabisit, Ardi Veliu prezanton rezultatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë mbajtur një konferencë të përbashkët me temë “Shqipëria ka kabanis” ku u prezantuan edhe rezultatet e bashkëpunimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë me shifra rezultatet për vitin 2020 ku theksoi se në total u kryen rreth 144 mijë kontrolle dhe u asgjësuan mbi 137 mijë bimë narkotike, nga të cilat 18 mijë e 828 kubikë.

Në bashkëpunim me Italinë në Shqipëri janë asgjësuar 58 mijë e 423 bimë narkotike, 32 mijë e 704 më shumë se një vit më parë.

Po ashtu në bazë të informacioneve të Policisë italiane, në shtetit fqinj është ulur me 37% trafiku i lëndëve narkotike si dhe çmimi i marijuanës u rrit nga 800-900 euro për kg në 2019, 1400-1500 euro për kg në 2020.

Sa i përket ndëshkimeve, 3 policë u përjashtuan në 2020 për përfshirjen në kultivimin e kanabisit, 17 u proceduan dhe 72 u ndëshkuan me masa disiplinore. Nuk shpëtuan as 206 zyrtarë vendorë./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2942518966034455

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV