Ngjarjet e datës 14 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1822 – Kongresi i Veronës, takimi i fundit i fuqive të Aleancës së Shenjtë dhe Britanisë mbyllet me vendimin për të parandaluar një ndërhyrje të mundshme ndaj Spanjës revolucionare.

1995 – Alija Izetbegoviç, Sllobodan Millosheviq dhe Franjo Tuxhman nënshkruan Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës civile 3-vjeçare në Jugosllavi dhe solli paqen në Bosnjë-Hercegovinë.

1920 – Fataliteti i parë, në historinë e fluturimeve civile për pasagjerë, ndodhi kur një aeroplan rrëzohet mbi një shtëpi në Krikellnd të Londrës duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve dhe dy anëtareve të ekuipazhit.

1503 -Lindi Nostradamusi – Astrolog dhe profecist francez. Në vitin 1555 ai publikoi librin e tij të famshëm të profecive të titulluar “Shekuj”.

1799 – Vdiq në moshën 67-vjeçare lideri themelues dhe presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington. Ai i tregoi aftësitë e tij drejtuese në Luftën Amerikane për Pavarësi.

1911 – Roald Amundsen, eksplorues norvegjez i njohur gjerësisht me nofkën “Vikingu”, përshkoi me sukses Kalimin Veriperëndimor dhe mbërriti në pikën zero të Polit të Jugut. Ai gjithashtu ishte njeriu i parë që shkoi në të dyja zonat polare.

1939 – Bashkimi Sovjetik përjashtohet nga Lidhja e Kombeve si masë dënimi për pushtimin e Finlandës.

Të fundit

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV,...

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund të arrestohet për korrupsion para...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Lajme të tjera

Web TV