Protesta në Shkodër/ Policia padit Ademin, Ademi padit policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe shtatë persona të tjerë janë proceduar penalisht si organizatorë të protestës së dy ditëve më parë në Shkodër, ku u shkatërrua edhe selia e PS-së në këtë qytet. Ademi padit policinë pasi sipas saj nuk ndërhyri qëllimisht për të shmangur incidentet. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se Ademi rrezikon deri në katër vite burg… Në Tiranë vijoi për të pestën ditë radhazi protesta ku u kërkua largimi i kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

Nga Fernada Cenko

Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër solli një përplasje politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Edhe pse jo intucionalisht, PD dhe PS në Shkodër kanë krijuar në përplasje gjatë protestës për vdekjen e Klodian Rashës. Socialistët akuzuan kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi se ka qenë ajo iniciatore e shkatërrimit dhe e dieges së selisë së PS-së. Për t’ia lënë topin e paditjes institucioneve. Ka qenë policia e Shkodrës që ka paditur në Prokurori Voltana Ademin për nxitje të akte të ndryshme penale përmes të miturve nën 14 vjeç. Në njoftimin e policisë Shkodër thuhet se është proceduar penalisht kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe 7 persona të tjerë si organizatorë.

“Janë proceduar 21 persona për pjesëmarrje në tubime të paligjshme si dhe 17 minorenë për shkatërrim prone. Gjithashtu procedohen penalisht edhe dy punonjës të zjarrfikëses së Bashkisë Shkodër, për shpërdorim detyre”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Voltana Ademi ka paditur policinë për mos marrjen e masave gjatë protestës. Policia e Shkodrës ka apeluar për të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime dhe të përfshihen në veprime të dhunshme pasi në radhë të parë rrezikojnë jetën e tyre.

Gjithashtu apelon për të gjithë qytetarët dhe organizatorët që të mos organizojnë dhe marrin pjesë në tubime të paligjshme, aq më tepër në këtë kohë pandemie sepse është rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve”, shkruhet në deklaratën e policisë.

Në 12 dhjetor ditën kur të rinjtë protestuan dhe shkatërruan selinë e PS, të nesërmen Voltana Ademi është proceduar penalisht nga policia si një prej organizatoreve të protestës. Por edhe pse Policia padit atë, kryebashkiakja ka hedhur gjithë përgjegjësinë për dhunën në Shkodër tek mosreagimi i policisë. Procedimin penal, kryebashkiakja e cilësoi sulm politik ndaj saj.

Sot më shtohet më shumë dyshimi dhe vëmendja për atë që ishte ngjarja e shëmtuar të shtunë në Shkodër. Protesta paqësore është një e drejtë civile për të gjithë. Populli do reagojë gjithmonë për këto padrejtësi. Protesta bëhen shpesh në Shkodër. Vetëm 1 javë më parë kemi pasur një protestë për vendosjen e kufizimit të orarit. Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta tek 2 prilli”, tha Ademi. Sipas saj detyra e policisë së shtetit është të mbrojë institucionet dhe qytetarët.

“Një kërkesë jo vetëm e imja, por e të gjithë personave që kanë denoncuar dhunën e ushtruar, duhet një reagim legjitim. Unë do ju bëj me dije dhe kamerat e qytetit të Shkodrës. Do jem një dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë. PD kur organizon protesta, ne kemi dhënë shembullin, ne jemi gjithmonë korrekt. As në periudhën më të errët nuk kemi bërë protesta të tjera”, tha Ademi, kryetarja e vetme e bashkisë e zgjedhur me logo të Partisë Demokratike. Ademi tha se policia bashkiake ka qenë në krye të detyrës 24 orë non stop.

“Regjistrimi pranë numrit 129 mund të bëhet publik. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës. Marr pjesë në të gjithë lëvizjet që mendoj se është e drejtë. Unë jam nga ato që kam denoncuar e para. Institucionet janë ato që na mbajnë rregull në qytet. Mosreagimi është i padenjë. Policia bashkiake ka qenë 24 orë në punë për veprime jo të rregullta që nuk kanë lidhje me qytetarinë. Unë mund tju jap të kamerat e regjistrimit”, tha Ademi

 Gjonaj paralajmëron Ademin: Mund të dënohesh me burg

Referuar ngjarjes së 12 dhjetori në Shkodër Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se fatkeqësisht kryebashkiakja Voltana Ademi po nxit dhunë. Sipas Gjonaj, kjo nuk meriton të quhet protestë për aq kohë sa janë të miturit ata që po nxiten të ushtrojnë dhunë. Ministrja theksoi se kushdo që nxit të miturit për dhunë, mund të dënohet deri në katër vite burg, duke lëshuar kështu një ‘paralajmërim’ për Ademin.

Ministrja Etilda Gjonaj ka deklaruar me bindje se pas protestave të zhvilluara në katër ditët e fundit qëndron PD-ja dhe LSI-ja. Gjonaj tha se ka pamje me zë dhe figurë që tregojnë se këta aktorë politikë qëndrojnë pas këtyre protestave. Gjonaj shtoi se ajo nuk pret që kryebashkiakja Voltana Ademi të dalë të gjuajë me gurë, por ka pamje ku shihet se ajo ka qenë e pranishme në protestat e Shkodrës.

“Është shumë e vështirë për të rehabilituar të mitur që kanë kryer vepra penale dhe sot opozita i nxit të kryej akte të dhunshme. Është një fatkeqësi ku një drejtues si kryetar bashkie të nxisë të miturit të kryej këto akte. Të miturit janë tërësisht të paorganizuar në mënyrën si i kryejnë aktet e dhunës dhe po dëmtojnë edhe qytetarët e tjerë, jo vetëm policisë. Sot vëmë re se kemi një protestë të dhunshme. Nuk meriton të konsiderohet protestë përsa kohë që lidhet me aktet e dhunës”, tha Gjonaj. Sipas saj, të miturit janë nxitur nga segmente politike të PD-së dhe LSI-së.

“Janë përdorur nga subjekte politikë duke qenë dhe vetë prezent në protestë sikur ishte dhe rasti i Shkodrës. Të gjithë personat që nxisin akte të ndryshme penale përmes të miturve nën 14 vjeç dënohen deri më 4 vite burg. Kjo është një fatqetësi shumë e madhe sidomos nga ato parti që flasin shumë për të rinjtë, se si këto largohen dhe se duhet të kenë më shumë vëmendje, por nga ana tjetër i përdori,” tha Gjonaj.

Protesta/ Paqe dhe “dhunë” në protestën e Tiranës

Me qindra të rinj kanë marshuar paqësisht dje nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe më pas afër Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Pikërisht pranë godinës së policisë pati edhe përdorim të gazit lotsjellës dhe ujë me presion për largimin e të rinjve.

Në ditën e pestë, rreth orës 18:15 ka nisur protesta e të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës. Qytetarët vendosën të protestojnë paqësisht me pankarta dhe simbolika. Në fillim grumbullimi është bërë në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas janë zhvendosur paqësisht para Kryeministrisë me kërkesën “Rama ik!” Ard Veliu ik!”. Disa të rinj janë shtrirë para kryeministrisë duke vendosur duart mbi kokë në shenjë simbolike për vrasjen e Klodianit. Fillimi i protestës ka qenë i qetë dhe nuk pasur shkatërrime apo djegie të objekteve publike. Më herët protesta ka nisur në qytetin e Lushnjës dhe të Cërrikut ku të rinjë kanë hedhur parrulla të ndryshme para komisariateve si: drejtësi për Klodjanin” dhe “Poshtë komunizmi”. Gjithashtu nën moton “drejtësi për Klodianin”, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe minorenë kanë protestuar paqësisht në sheshin “Nënë Tereza” në qytetin e Sarandës.

Lexo edhe :  Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Me qirinj dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv i policisë. Po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shqiptarë kanë bërë bashkë për të protestuar për drejtësinë e Klodian Rashës. Po ashtu edhe në Londër u protestua para Ambasadës Shqiptare në Britani. Gjatë protestës paqësore disa të rinj sapo janë afruar pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë nisur të bërtasin “Hiqni kapelet” dhe më pas u shënuan disa incidente të vogla, ku efektivë të FNSH-së iu kundërpërgjigjën me hedhjen e gazit lotsjellës dhe të ujit për të shpërndarë turmën, e cila deri në ato momente ishte krejtësisht paqësore. Disa prej të rinjve ju kanë vendosur zjarrin mbetjeve në rrugë. Po ashtu dehe disa semaforë u dëmtuan.

Forcat Speciale kanë marrë masat duke bërë një bllokadë para Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ata nuk i lejuan protestuesit që të afrohen tek Drejtoria. Po ashtu menjëherë pas këtij episodi kanë filluar shoqërimet e para të protestuesve, shumica të rinj teksa janë të paktën 6 që kanë rënë në dorë të Policisë. Është vënë re se protestuesit nuk kanë qenë vetëm në një pikë. Ata kanë ardhur nga disa kahe për tu bashkuar tek sheshi “Skënderbej” apo në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo protestë nuk ka pasur në terren aktorë të politikës, të paktën deri dje. Edhe pse është bërë thirrje nga politikanët e djathtë të cilët kanë kërkuar të protestohet për të larguar këtë qeveri. Ka qenë edhe ish kryeministri Sali Berisha që në një status në Facebook ka kërkuar vazhdimin e protestës deri në largimin e qeverisë. Por dje ka qenë vetëm ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në marshimin paqësor për vrasjen e Klodian Rashës. Kërpaçi thotë se në protestë nuk vjen për politikë në këtë marshim, por si qytetare dhe e re. Ajo thekson se në Shqipëri nuk ka siguri për jetën, teksa dje ishte Klodian Rasha, kurse sot mund e nesër mund të jetë kushdo tjetër i ri.

.“Unë jam moshatare me të. Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti”, tha Kërpaçi.

“Grushte dhe shuplaka”, Avokati i Popullit: Protestuesit e arrestuar pretendojnë për dhunë

 Avokati i Popullit ka dhënë një raport paraprak për protestat e dy ditëve më parë, të datave 11 dhjetor dhe 12 dhjetor për vrasjen e Klodian Rashës. Sipas dëshmive të mbledhura nga Avokati i Popullit, të arrestuarit pretendime për dhunë nga policët në momentet e shoqërimit dhe ndalimit. Në dëshminë e dy personave, pretendohet se një punonjës i veshur civil i ka goditur në furgonin e policisë me shpulla dhe grushta kurse një tjetër i theu celularin.

Gjithashtu edhe një tjetër pretendon se kur po merrej në pyetje nga policët është goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk pranonte të nënshkruante procesverbalin e marrjes në pyetje. Edhe një tjetër pretendon se është goditur në kokë nga një polic kur është ndaluar. Gjithashtu Avokati i Popullit konstaton se nuk janë respektuar standardet gjatë procedimit të një të mituri nga Policia.

“Ndër personat e arrestuar, dy prej tyre kanë pretenduar se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme; disa të tjerë se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë. Nga personat e intervistuar pati pretendime për veprime të dhunshme nga ana e policisë, si edhe ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën; një person ka pretenduar se dy punonjësit e policisë që e kanë marrë në pyetje e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar të nënshkruajë proceverbalin e marrjes në pyetje. Një prej tyre pretendoi se është goditur në kokë nga punonjës të policisë në çastin që është ndaluar, por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tone”, thuhet në dëshmitë që ka mbledhur Avokati i Popullit.

Gjykata flet për protestuesit: Tre arreste me burg

Gjykata e Tiranës ka dhënë masë sigurie për protestuesit që protestuan më 10 dhjetor në Tiranë. Tre persona janë lënë në ‘arrest me burg’. 5 të tjerë janë lënë në arrest shtëpiak dhe 9 detyrim paraqitje. Nga 9 të liruarit 3 janë fëmijë. Pritej që gjatë ditës së sotme të vlerësohej masa për 22 prej të arrestuarve, por për shkak të ngarkesës do jepet nesër. Personat që janë lënë në arrest me burg një prej tyre ka pasur dorezë hekuri, një tjetër ka thyer vendimin e gjykatës.

5 të tjerët e lënë në arrest shtëpie kanë pasur rrethana më rënduese. Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta. Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen.

Protesta për vrasjen e Rashës, deputetja e PS: Të rinjtë po nxiten nga opozita

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, tha se protesta kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia po përdoret nga opozita për të fituar kredite politike. Teksa e cilësoi të pazakontë vrasjen e të riut nga efektivi i “Shqiponjave”, deputetja Bushka theksoi se ky rast nuk duhet përdorur për të sulmuar policinë, aq më tepër duke nxitur dhe ushtruar dhunë.

“Duhet t’i shprehim ngushëllim familjes, që i riu humbi jetën në mënyrë të pazakontë, i vrarë nga një polic. Por ky episod është i shkëputur dhe nuk duhet të përdoret për të sulmuar Policinë e Shtetit. Është policia e qytetarëve, jo e qeverisë apo kryeministrit. Është e rëndësishme që të gjitha organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet dhe të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit. Protesta nisi jo vetëm nga militantë, por edhe qytetarë, por kurrë nuk bie dakord që qytetarët kërkuan që kauza të bëhej e dhunshme. Ne pamë militantë të PD, përfaqësues të LSI. Ishte dhe vetë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës. Nuk janë të rastësishme kur goditen selitë e PS në protesta. Është një çështje, që në gjykimin tim ngatërron kthjelltësinë e kauzës së protestës me euforinë”, tha deputetja.

Të fundit

Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare

Tetëmbëdhjetë vëzhgues evropianë nga nesër do të nisin punën për mbikëqyrjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e...

Netanyahu: Hamasi të nxjerrë listën me pengjet që do të lirohen

Kryeministri i Izraelit ka paralajmëruar se marrëveshja e armëpushimit me Hamasin është në rrezik. Benjamin Netanyahu nuk do të vazhdojë me marrëveshjen derisa Hamasi të...

Balla nga Rimini: “Votoni PS-në, bileta e vetme për në BE. Regjistrohuni në KQZ/PER”

Prandaj Regjistrohuni në KQZ/PER, votoni Partinë Socialiste, bileta e vetme për në Bashkimin Europian. Të tjerët janë...

34-vjetori i themelimit të PD në Fier/Bardhi:Dinjitetin e fierakëve nuk e blen Balluku

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ishte sot në Fier në aktivitetin e organizuar nga PD për 34 vjetorin e themelimit të kësaj partie në këtë...

Bandat përplasen me forcat e policisë, 13 viktima

Në katër ditët e fundit në Porto Velho, kryeqyteti i shtetit Rondonia në Brazil, 13 persona janë vrarë si pasojë e përleshjeve mes bandave...

Lajme të tjera

Web TV