Vullkani më i madh i Europës, Etna ka shpërthyer ditën e djeshme duke ndezur gjithë Siçilinë.
Nga pamjet e siguruara nga mediat e huaja, duket se nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi duke ndezur natën e errët siçiliane në Itali.
Deri më tani nuk raportohet për dëme, por është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive pas majit.
Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Siçili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas.
Etna është vullkani më i madh aktiv në Evropë, me një lartësi prej 3,329 metrash./Fjala.al