Kamera e fshehtë zbulon debatin, pse Enxhëlli donte të largohej nga ‘Love Story’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ka nisur puntata e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, java që shkoi ka qenë e shoqëruar me debate të forta mes vajzave, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë deklaratat e Enxhëll për konkurrentet e tjera.

Në takimin e saj me Saimirin, Enxhëlli foli dhe komentoi prekjet dhe sjelljen e vajzave të tjera, gjë që nuk u prit fare mirë nga këto të fundit.

Kamera e fshehtë ka filmuar disa momente në prapaskenë, ku vajzat kanë debatuar me tone të larta me njëra-tjetrën, pikërisht për takimin e bukuroshes nga Gjirokastra.

Më tej konkurrentet kanë replikuar me Enxhëllin në distancë, teksa janë intervistuar nga produksioni.

Vivien: Për Enxhëllin jam pak e zhgënjyer sepse të tjera gjëra tha dhe të tjera gjëra bëri vet.

Enxhëll: Nuk besoj se bëra ndonjë gjë të ekzagjeruar që Vivien u zhgënjye nga unë, më vjen keq që Vivien tha këtë por gjithësesi, unë po i’a lë të gjitha kohës.

Albana: Sa i përket takimit me Enxhëllin, më duket një person inkoherent. Hiqet para publikut një gjë dhe është tjetër. I kam shumë inat njerëzit që janë inkoherent dhe tregohen për atë që nuk janë.

Enxhëll: Albana mua nuk më njeh fare se kush jam unë dhe nuk e kuptoj se nga doli në atë përfundim. Të lutem mos dil në përfundime sepse po ta them sinqerisht që do zhgënjehesh më vonë.

Silvana: Për sa i përket takimit me Enxhëll, nuk më dha asnjë pikë ndjesie, nuk e di, është mendimi im personal. Sipas meje nuk kanë fare kimi.

Xhesi: Sa i përket takimit me Enxhëllin, romanticitetin që do ta kisha ndjerë në një situatë tjetër, ma prishi pak fakti që ishin përmendur gocat e tjera, që në një takim nuk kanë përse përmenden.

Lexo edhe :  Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Enxhëll: Fundja unë këtu kam ardhur për Saimirin, nuk kam ardhur as për miqësi, as…nuk e di, vetëm për Saimirin.

Drita: Suela po jepte shumë prekje, ndërkohë që Saimiri jo dhe aq dhe mendoj që një femër nuk duhet ta prekë aq shumë mashkullin.

Suela: Drita kur ta ketë takimin me Saimirin le të mbajë jo një metër, por tre metra distancë./tvklan/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV