Pas Pfizer, SHBA pranë miratimit të vaksinës së dytë kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina e Moderna-s për të luftuar COVID-19 duket se është gati për t’u miratuar në  protokollet zyrtare të SHBA-së këtë javë.

Anëtarët e stafit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së nuk ngritën ndonjë problematikë lidhur me vaksinën, ndërkaq njoftuan se ajo ka pasur efektshmëri deri në  94% të rasteve.

Lajmi vjen ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA kalon mbi 300,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Miratimi i vaksinës Moderna u njoftua të martën, dy ditë para se paneli i vaksinës të mblidhet për të diskutuar miratimin emergjent.

Në dokumentin 54-faqësh thuhet ndër të tjera se nuk kishte ndonjë shqetësim specifik për sigurinë dhe se efektet serioze anësore ishin të rralla.

Vlerësuesit e FDA u shprehën se dy doza të vaksinës Moderna ishte të mjaftueshme për mbrojtjen ndaj virusit duke mos  patur kështu, asnjë problem edhe për përdorim nga persona nën 18 vjeç, raporton AlJazeera.

Moderna është vaksina e dytë që FDA po merr në konsideratë për të miratuar. Kujtojmë që javën e kaluar në SHBA është miratuar vaksina Pfizer në bashkëpunim me BioNTech.

Spitalet filluan të vaksinojnë personat e parë të hënën me vaksinën Pfizer, ndërkaq Shtetet e Bashkuara po mundohen të aprovojnë përdorimin e vaksinës Moderna për të përmbushur premtimin se këtë muaj do të vaksinojnë 20 milionë njerëz.

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV