Qumështi i gjirit, një kurë për kancerin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qumështi i gjirit mund të përdoret në të ardhmen për të luftuar kancerin pasi shkencëtarët kanë zbuluar se përmban një ingredient magjik që thuhet se mund të shkatërrojë qelizat tumorale pa dëmtuar ato të shëndetshmet.

Shkencëtarët suedezë thonë se testet e kryera tek pacientët me kancer të fshikëzës kanë patur rezultate premtuese dhe besojnë se ingredienti, të cilit i kanë vendosur nofkën Hamlet, mund të luftojë gjithashtu edhe kancerin e zorrës dhe atë cervikal.

Ekspertët pretendojnë se Hamleti sulmon vetëm qelizat kancerogjene, prandaj nuk ka asnjë efekt anësor të kimioterapisë.

Profesoresha Catharina Svanborg tregon se e ka zbuluar këtë krejt rastësisht, ndërsa po përpiqej të zbulonte diçka të re për antibiotikët. “Ka diçka magjike rreth aftësisë së Hamletit për të vënë në shënjestër qelizat tumorale dhe për t’i zhdukur ato.

Gjatë një eksperimenti ne kishim nevojë për qeliza njerëzore dhe baktere, që të ishin prezente, dhe zgjodhëm qelizat tumorale të njeriut për arsye praktike. Për habinë tonë, kur shtuam këtë përbërës të qumështit, u zhdukën qelizat tumorale.

Ishte krejtësisht një zbulim rastësor”. Aho shpjegon se qumështi i gjirit të njeriut përmban proteinën alpha­lactalbumin, që lufton kancerin sapo kalon në stomak. Nga testet e kryera nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Lund, në Suedi, rezultoi që qelizat tumorale u zhdukën brenda ditëve tek pacientët me kancer të fshikëzës. Mjekët tani po planifikojnë të bëjnë një test të plotë të përbërësit Hamlti kundër ilaçeve të zakonshme.

Të fundit

Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në...

Fjalimi i plotë i Ramës/ Nga mesazhet, te ironia me Berishën dhe batutat e fushatës

Partia Socialiste hapi ditën e sotme fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri...

Gaza nuk gjen qetësi, ushtria izraelite: Kemi rrethuar plotësisht Rafahun

Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në përpjekje për të marrë nën kontroll...

Votat me postë të diasporës, nis sot shpërndarja e zarfeve drejt emigrantëve nëpër botë

Nis këtë të shtunë dërgimi i materialeve zgjedhore për shtetasit shqiptarë që do të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Në fillim vuloset fleta e votimit,...

Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë përuruar të shtunën pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, në përpjekje për ta lehtësuar...

Lajme të tjera

Web TV