Vrasja e Klodian Rashës, Rama: Ja përse e cilësuam aksident

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për herë të parë se përse vrasja e të riut Klodian Rasha është cilësuar si aksidentale.

He…kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve për shkak të një ose qëllimit të keq, ose padijes. Pikërisht se qeveria nuk është gjykatë dhe nuk mund të marrë përsipër të bëjë rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik, teknik për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Kjo do të thotë që personi që humbi jetën tragjikisht nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor.

Por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb që ka ardhur nga qielli, por përcakton që humbja e jetës është rezultat i një përplasje aksidentale, pastaj në këtë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë operacioni, zinxhir komande, pasi ka raste ku policia vendos që një person i rrezikshëm duhet asgjësuar. Ky nuk është rasti dhe për të mos marrë përsipër për të bërë gjykatën por thjesht për të dhënë atë kontribut që është shprehje e solidaritetit me familjen. Kjo nuk ka lidhje me aksidentin në kuptimin e vendosjes së një fjale përfundimtare mbi cështjen gjyqësore që është në vete. Po të ishte aksident, po të kishte humbur jetën se i erdhi një plumb rikoshet që i erdhi aty pranë, nuk do të merrte pension” tha ai.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV