Arratisja nga hija

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/ Nga Frrok Çupi

Kësaj here opozita që zhvillon herë pas herë terror në qytet, kishte një shans brilant. Në momentin kur një djalosh 25 vjeç, Klodian Rasha, u shpall i vrarë nga arma e një polici, këta duhej të nxitonin sa te Haxhi Rasha (babai) aq edhe te publiku. Të dyve t’u flisnin me të njëjtën gjuhë: ‘Zotërinj, ne jemi ata që ishim, por sot do t’u shërbejmë tjetër gjë!’.  Do të më ngjante me personazhin e Albert Kamysë në librin me titull ‘Rënia’.

Ai erdhi dhe iu drejtua tjetrit: ‘Zotëri, a mund t’ju ofroj shërbimet e mija pa rrezikun që të dukem i bezdisshëm?’. Por opozita, sa mori vesh ngjarjen, erdhi me hijen e vet të frikshme që mban si zhguall prej shumë vitesh. Kushedi sa herë kjo opozitë i ‘ka shtënë në zemër’ tmerrin njeriut. Kjo është hija.

Tani sapo shihen ndonjë lëvizje, njerëzit tremben si në ëndërr. Në këtë ‘qytet’ të madh ku lëvrijnë të gjitha: e keqja dhe e mira, virtyti dhe vesi, maxhorancë dhe opozitë, vrasësi dhe viktima, frika dhe shpresa…, këtu disa mbajnë si pelerinë hijen ndërsa të tjerë vrapojnë të arratisen nga hija.

Kush po ikën nga hija?

Qytetarët e Tiranës tanimë mund t’i quash ‘të gjithë’. Sepse të gjithë duan të arratisen nga hija e dhunës dhe e shkatërrimit, sa herë gjëmon andej nga opozita. Kësaj here qytetaria e kryeqytetit u bë sa një grusht përballë 90 a 100 njerëzve që iu sulën qytetit, kinse në nderim të Klodjanit’. Po pse u bënë sa një grusht? Sepse dhuna bubulloi nga bulevardi; njerëzit normalë tremben e bëhen sa një grusht kur ka frikë. Shoqëria jonë sapo ka nisur të zbutet e të vijë vërtet te ‘sapienca’. Në periudhën pas vitit ’92, kjo ishte hera e parë që shoqëria nuk u gjend në pozita ‘heroike’. Domethënë ia dolëm, polisi paska qytetarë!. Këta, që janë ‘të gjithë’, arratisen prej hijes së keqe.

Pastaj arratisen grupe të vegjël:

Arratisen fëmijët. Këta fëmijë që u shfaqën në bulevard si dhunues të lodrave dhe magjisë së Krishtlindjeve, këta akoma nuk janë terroristë. Këta, edhe pse të përdorur nga opozita politike, në fakt po tentojnë të arratisen nga vetvetja. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në familje të varfër, me prindër- o në grindje mes tyre o të papunë, ndoshta pa shkollë dhe pa kujdes shëndetësor. Prandaj edhe sulmuan atë që u mungon: Lodrat e vitit të ri, shkolla, semaforë, ndriçimin rrëzëllitës. Kështu ranë në hijen e opozitës  dhe u deformuan.

Lexo edhe :  Tifozat huliganë që shkojnë në Varshavë me portrete post-impresioniste nga Tirana

Pastaj arratisen gazetarët.

Prej dy a tre ditësh po flitet se policia ka ndaluar dhe ka dhunuar gazetarë që u ndodhën në protestë. Njërin prej tyre njoh, Mili Xhanin e KJ, për të cilin mund të them se është sa profesional edhe nobel. Hija e dhunës që rëndon mbi gazetarët tanë, në dy dekadat e para pas 90, është nga më të tmerrshmet edhe mes vendeve ku sundon terrorizmi islamik. Mili i KJ ka një arkiv të madh përpara: Janë vrarë gazetarë, është djegur në zjarr redaksia e gazetës, i janë gjymtuar përjetë kolegët paraardhës, janë burgosur kolegët modele të tij, janë marrë ‘rifuxho’ mbi makina të gjithë gazetarët në një natë dhe janë plasur në qeli. Gazetarët sot kanë të drejtë të ikin nga hija e keqe, madje të tremben sapo të shikojnë policinë.

Duan të arratisen edhe liderët e dhunës.

Këta janë ‘zotërinj’ dhe të pasuruar e duan të shfaqen ‘lordë’ para një publiku të ‘klonuar’, ku nuk i njeh askush. Para këtij publiku do të bëjnë ofertën: ‘Zotërinj, a mund t’ju ofroj shërbimet e mija pa rrezikun që të dukem i bezdisshëm?’, si më parë. Domethënë që t’i ikin hijes së tyre. Mirëpo askush nuk u beson më; ata dogjën Shqipërinë dy a tre a katër herë, terrorizuan njeriun, u zhytën në korrupsion, vranë kundërshtarë… Tani jetojnë në parajsën e tyre të grabitur. Por parajsa ka hije të keqe mbi të gjallët që kanë mbetur pas. Ata duan t’i ikin hijes së tyre duk e djegur përsëri vendin, dhe atëherë askush nuk do të ketë as trupin as  kujtesën. Ja, kjo është e tëra, kur ata na dalin përpara ‘me të njëjtën pamje të bezdisshme’.

Të fundit

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli...

A ka vërtetë në fiq grerëza të ngordhura brenda?/ ‘Zbulimi’ në TikTok që ngjalli debat

Çfarë ka brenda një fiku dhe pse është më i shëndetshëm se mendoni Sezoni i fiqve është në kulm dhe ne po shijonim frutat e...

Borxhet e votës së diasporës/ DHL “ultimatum” KQZ: 15 ditë kohë për të bërë pagesën

Përplasja ndërmjet KQZ dhe kompanisë postare që mundësoi votimin nga jashtë vendit ka kaluar në nivelin e kërcënimeve. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror...

‘Do prehesh në Vunoin tënd’, mesazhi që la Rama në librin e ngushëllimeve për Anagnostin

Kryeministri Edi Rama, gjatë homazheve në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve. Në të shkruan se do...

Sot, 100-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë

Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Themelimi i saj u bë realitet në bazë të marrëveshjes së përfunduar nga Mufid Libohova...

Lajme të tjera

Web TV