Basha: Koha për ndryshim, shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas të dhënave të publikuara nga Eurostat, ku rezultonte se PPB-ja për frymë e Shqipërisë në vitin 2019 ishte sa 31% e mesatares së BE-së, duke e renditur kështu vendin tonë me potencialin ekonomik më të dobët në Europë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thekson se është koha për ndryshim dhe, sipas tij, shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta.

“‪Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.

Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, shkruan Basha./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3780790628638757

Të fundit

Rama në Pogradec: Nuk ka rëndësi a e pëlqeni PS, votoni për Bashkimin Europian!

"Ky ishte mandati i Pogradecit. Tani transformimi i Pogradecit është në sytë e të gjithëve. Mbështetja jonë ka qenë...

“T’i hanë shokët dardhat pas shpine”/ Basha s’i ndahet Ramës! Kusht dhe partive të reja

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Lulzim Basha, e la të hapur derën e bashkëpunimit me të gjitha partitë politike progresiste...

Nga qelitë në kuti/ 3 mijë të burgosur pjesë e zgjedhjeve të 11 majit

Një pjesë të dënuar e të tjerët në pritje të një vendimi nga gjykata, nga 20 burgjet e vendit në 11 maj do mund...

Trump: Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina. Nëse nuk e kanë seriozisht…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por ka...

Shumica të painteresuar për politikën/ Mbi 114 mijë të rinj votojnë për herë të parë

Në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë për herë të parë 114 642 të rinj. Nëse votuesit e rinj do të merrnin pjesë...

Lajme të tjera

Web TV