Rama përzgjedh Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili mban aktualisht postin e ministrit të Bujqësisë.

Në një postim në Twitter, Rama ka njoftuar se emrin e Çuçit për ministër të Brendshëm e ka dërguar për dekretim tek presidenti Ilir Meta

Ndërkohë si ministre të Bujqësisë pritet të vendohet Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Pak ditë më parë, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Pas dorëheqjen Lleshaj theksoi se e mbylli këtë kapitull të angazhimit të tij në krye të ministrisë së Brendshme “me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Konflikti për pronat në Has, vritet me armë 41-vjeçari! Policia arreston të dyshuarin

Vritet me armë për konflikte pronësie dhe hakmarrje një 41-vjeçar në Has. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin...

Gent Sejko: BSH kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi

Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kjo u bë me dije nga Guvernatori i Bankës...

Muçollari: Vota për partitë e reja mban në pushtet Ramën! Do i njohim zgjedhjet

Partia Demokratike do i njohë zgjedhjet, pasi do i fitojë ato më 11 maj, kurse emri i kryeministrit do të zgjidhet me një proces...

Meghan Markle tregon sekretin e saj për ta kaluar lehtë shtatzëninë

Meghan Markle ka befasuar publikun me rrëfimin e saj të sinqertë mbi mënyrën sesi ka arritur të përballojë sfida personale, veçanërisht gjatë periudhës së...

Edona Bilali kërkon votën në qarkun e Shkodrës: Hiqni dorë nga tifozllëku

Deputetja dhe kandidatja e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, Edona Bilali rikthehet për të kërkuar votën e shkodranëve për zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV