Itali/ Gjendet valixhja e katërt, konstatohen shenjat e gishtërinjve të vlonjatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendet një valixhe e katërt në Firence, pas tre të tjerave të gjetura më herët. Ndërkohë mjekësia ligjore italiane ka konfirmuar idenitifikimin e shenjave të gishtërinjve  të shqiptarit Shpëtim Pasho.

Mediat italiane raportojnë shenjat e gishtërinjve të Shpëtim Pashos korrespondojnë me njërin nga dy kufomat e gjetura, ndërsa po punohet për identifikimin e kufomës tjetër që dyshohet të jetë gruaja e Shpëtimit, Teuta Pasho.

Shpëtimi dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç vinin periodikisht në Toskana, ku jetojnë fëmijët e tyre. Nga ekspertiza rezulton se burri ka marrë goditje në fyt. Për gruan, autopsia zbuloi se është rrahur barbarisht.

Viktimat janë mbështjellë me celofan dhe batanije. Mediat italiane të cilat u referohen hetuesve, thonë se autorët kanë dashur t’i japin një mesazh dikujt. Kjo për faktin se, kufomat janë trajtuar me kimikate për ti mbajtur të padekompozuar.

Ata janë vrarë, janë goditur fort dhe pastaj u copëtuan dhe u hodhën pranë burgut Sollicciano. Dhe pikërisht këtu është përqendruar hetimi.

Ndoshta hedhja e trupave pranë këtij burgu ishte një mesazh. Në atë burg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zhduk, djali i tyre u arrestua. Ai u arrestua për posedim të 6 kilogramëve marijuanë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV