‘Vrasje me dashje’/ Prokuroria finalizon akuzën për policin që vrau Klodian Rashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka konkretizuar akuzën për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj i cili vrau Klodjan Rashën në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor.

“Vrasje me dashje” ka vendosur organi i akuzës për policin i cili rrezikon deri në 20 vite burg. Ndërkohë më parë akuza që rëndonte mbi Hajdarajn ishte ajo e “tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes” me anë të së cilës rrezikonte vetëm 7 vite burg.

Prokuroria ka siguruar dhe ka sekuestruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit të ngjarjes të cilat japin një tablo më të qartë të dinamikës së saj. Prokuroria bën me dije se efektivi, Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë drejt Klodian Rashës, njësoj siç ka qenë dhe në dëshminë e efektivit.

Sipas organit të akuzës, Hajdaraj ka shënjestruar drejt trupit të viktimës ndërkohë që në dëshminë e tij tha se kishte shënjestruar këmbët.

Në filmimet që ka siguruar Prokuroria rezulton se polici e ka qëlluar 2 herë Rashën me armën e shërbimit teksa ky i fundit ishte duke u larguar me vrap në drejtim të rrugicës që të çon drejt banesës së tij.

Sakaq arma e gjetur 80 m larg nga vendngjarja është ende e paidentifikuar nga ekspertiza./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bayern shet 5% të aksioneve për blerjen më të shtrenjtë në histori, lojtari refuzon

Bayern Munich po bëhet gati të realizojë transferimin më të kushtueshëm në historinë e futbollit gjerman, por po has...

Ultramaratona 2000 km në Bruksel, të rinjtë serbë nuk ndalen kundër Vucic

Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur...

Donald Trump: Ukraina jo në NATO, Krimea vetëm e Rusisë

Gadishulli i Krimesë është tashmë pjesë e Rusisë dhe ashtu do të jetë. Kështë është shprehur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald...

Takimi i Blendi Gonxhes në Tiranë: Do angazhohemi të fuqizojmë rolin e gruas

Kandidati socialist në Qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhe, mblodhi në një takim vajza dhe gra nga kryeqyteti. Ai postoi pamjet në rrjetin social Facebook, ku...

Filmi i dekadës? “Sinners” trondit kinematë, filmi i Ryan Coogler dominon fitimet

Një film i ri horror po “pushton” kinematë dhe po merr vlerësime të larta nga kritikat. “Sinners”, i regjisorit të njohur Ryan Coogler (i...

Lajme të tjera

Web TV