Ndryshimet në qeveri, Rama dërgon në Presidencë emrat e dy ministrave të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbërrijnë në Presidencë ndryshimet në qeveri. Mëngjesin e sotëm, kanë mbërritur në Institucionin e Presidentit të Republikës emrat e dy ministrave të rinj, me propozim të kryeministrit Rama, të cilët kërkojnë miratimin e Kreut të Shtetit për të marrë detyrën.

Bëhet fjalë për Ministrin Bledi Çuçi, i cili është propozuar nga kreu i qeverisë për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si edhe Milva Ekonomi, e cila propozohet të marrë detyrën e Ministres së Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit.

Një ditë më parë, Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha së ishte njohur nga mediat për ministrat e rinj dhe do të përgjigjej sa më shpejt me dekret.

Nuk dua të flas për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat me disa propozime. Duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do jetë më e shpejta e mundshme”, tha Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Lajme të tjera

Web TV