Balla: Pasi bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, Lulzim Basha mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili tha se Parlamenti i ri do të votojë rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS Balla deklaron ai që beri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhehëqesit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën!
Sipas Ballës, Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen ne radhën e takimeve, që duken tamam si një hapesirë publicitare mes dy emisioneve të gjumit të tij të paepur.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Ai që beri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhehëqesit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën!
Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen ne radhën e takimeve, që duken tamam si një hapesirë publicitare mes dy emisioneve te gjumit te tij te paepur?
Po meqe te gjitha thote qe do t’i beje realitet ne 25 prill, po i themi se ne 25 prill do beje realitet vetem marrjen e një patateje te madhe nga zgjedhesit shqiptare?

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV