Marrin detyrën zyrtarisht/ Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen para Presidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi janë betuar para presidentit Ilir Meta në detyrat e reja që kanë marrë në kabinetin qeveritar, respektivisht si ministër i Brendshëm dhe ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ceremonia e betimit të tyre është zhvilluar në ambientet e presidencës mesditën e sotme.

Bledi Çuçi do të zëvendësojë në këtë post ish-ministrin Sandër Lleshaj, i cili dha dorëheqjen pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia, ndërkohë që Milva Ekonomi do të zëvendësojë Çuçin në detyrën si ministre e Bujqësisë.

Ceremonia e betimit zgjati disa minuta, ndërsa Ministri i Brendshëm i sapoemëruar si dhe ministrja e Bujqësisë shkuan në Presidencë të shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lubonja: Rezoluta anti-korrupsion, problem do jetë nëse opozita bën marrëveshje me Ramën

Opinionisti Fatos Lubonja në studion e emisionit “Open” në Neës24 tha se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin...

Ushtria izraelite shënjestron tunelet e Hamasit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit

Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të bllokuar tunelet nga kalon kontrabanda,...

Dënohet me 3 vjet burg shqiptari, kishte fshehur kokainën në çorape

Një shqiptar,  që fshehu sasinë e tij të drogës në një çorape, është dënuar me 3 vjet burg. 39-vjeçari Elis Kola, nga Lesley Avenue, York,...

Ukraina publikon shifrat/ Ja sa ushtarë rusë ka vrarë e plagosur

Të dhënat e fundit të ushtrisë ukrainase thonë se Rusia ka humbur 506.260 trupa qëkur ka nisur lufta. Në raportin e së enjtes thuhet...

Dy qëndrimet e Kolegjit për vlerësimin e gjyqtares Alma Hicka

Shumica e trupit gjykues të KPA i përmbysi pjesërisht konkluzionet e Komisionit për pasurinë e gjyqtares së Tiranës, Alma Hicka, e cila u rikthye...

Lajme të tjera

Web TV